Mandati i Belerit, Dule: Proces politik për të uzurpuar Himarën! Rama do të fshehë fytyrën dhe të vërë vulën e KQZ

I pranishëm në mbledhjen e KQZ ku po verifikohet mandati i Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Dule tha se kjo mbledhje është përmbyllja e një procesi politik të nisur më 6 maj 2023 për uzurpimin e Himarës. Dule akuzoi Ramën se është iniciuesi i këtij procesi dhe se tani kërkon të fshehë fytyrën dhe të vendosë vulën e KQZ.

"Sot jemi para një tentative për të përmbyll një proces politik që ka nisur më 6 maj 2023. Synimi i këtij procesi ishte uzurpimi i bashkisë së Himarës nëpërmjet nëpërkëmbjes së vullnetit të sovranit. Kjo nisi me një autorësi, Kaso me të drejtë tha se këtij procesi kërkohet që ti fshihet fytyra dhe ti falet dikujt tjetër autorësia. Është bërë e qartë gjatë këtyre 14 muajve se subjekti që kishte vënë për qëllim dhe do të përmbyllë misionin e rrëmbimit të Himarës është PS dhe Rama. Belerit i është privuar e drejta elementare të zgjedhë, nuk i është dhënë më 14 maj si gjithë qytetarëve dhe të burgosurve dhe të paraburgosurve, i është privuar e drejta të shprehë vullnetin e tij, s’ka votuar. I është privuar e drejta të zgjidhet. Në një kohë edhe ju si hallka më e rëndësishme që keni dhënë pëlqimin e tij, nuk është përmbushur detyrimi kushtetues që të zgjidhet duke marrë përsipër detyrën që i ka kërkuar sovrani. Njëherësh i janë privuar të dyja të drejtat, edhe të zgjedhë dhe të zgjidhet. Komunitetit të Himarës i është privuar e drejta kushtetuese të zgjedhë përfaqësuesin e vet. Himara prej 14 muaj drejtohet në mënyrë abuzive. Sot drejtohet një kryetar i komanduar i cili është komandim i një ish-nënkryetareje të komanduar. Kemi të bëjmë me zinxhir shkeljesh. Beleri është arrestuar me pretendimin ën flagrancë, në një kohë që provohet se nuk kishte flagrancë. Ishte me avokatin dhe të afërmin e tij. Belerit i është privuar liria me një dëshmi penaliteti të falsifikuar. Beleri dënohet me vetëm një dëshmitar që jep dëshmi kontradiktore. Për realizmin e misionit politik të rrëmbimit të Himarës dhe implementimin e projektit uzurpues të rrëmbimit të pronave në Himarë u shkel ligji, u përdorën shumë institucione për të humbur autorësinë. Rama kërkon ti vërë vulën e KQZ. Ruajeni integritetin, imazhin dhe nderin e këtij institucioni që është garanti i votës së lirë dhe përbën themelin e sistemit tonë demokrati. Nëse edhe ju bëheni palë të humbjes së gjurmëve të këtij procesi do jetë thjesht hallka e përdorur institucionale", tha Dule. 


Lajmi kryesor:

U dënua për blerje votash, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryetar i Himarës! Mbrojtja: Ta shkarkonte Rama! Dule: Vijojmë përballjen ligjore


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni