SHBA - Mandati i dytë i Barak Obamës në Shtëpinë e Bardhë ka startuar edhe zyrtarisht. Në një ceremoni private që është zhvilluar në dhomën blu Presidenti është betuar përpara gjykatësit John Roberts që është i njëjti me betimin në vitin 2009 në mandatin e parë. Këtë herë nuk ka pasur asnjë gabim në ceremoninë e betimit pasi pak minuta para orës 12:00 me orën lokale formula është thënë drejt.
Në krah të Obamës ishte zonja e parë Michelle dhe vajzat e tij Malia dhe Sasha ndërsa në fund të ceremonisë Obama i ka përqafuar familjarët dhe ka thënë “ia dola”. Nesër do të zhvillohet edhe ceremonia publike në Campidoglio. Do të jetë një festë e madhe në praninë e 800 mijë personave. Barak Obama është betuar mbi një bibël që i përket familjes së bashkëshortes së tij Michelle që nga viti 1958.
Edhe zëvendësi i tij Joe Biden ka zgjedhur një bibël të familjes së tij për të bërë betimin. Zëvendës presidenti ka përsëritur formulën përpara 120 të ftuarve dhe ndonjë gazetari. Jo në ceremoninë zyrtare por në një tjetër ceremoni zëvendës presidenti Biden ka bërë edhe një gafë duke thënë."Jam krenar që jam President i SHBA-ve por që është kuptuar menjëherë nga djali i tij dhe gjithçka ka kaluar me humor.
Redaksia Online
(ak/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com