SHBA - “Betohem se do të kryej me besnikëri detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, betohem se do të jap maksimumin e aftësive të mia dhe betohem se do të mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”. Ka qenë kjo formula e betimit që është lexuar nga Barak Obama, në një ceremoni madhështore që u mbajt përpara selisë së Capitol Hill.
Përpara Shefit të Drejtësisë, John G. Robert , Obama është betuar me dorën mbi dy bibla, njëra që dikur ka qenë e presidentit Abraham Lincoln dhe tjetra e Martin Luther King Jr.
“Ajo që bashkon kombin tonë nuk është ngjyra e lëkurës, origjina apo emrat tanë. Kombin tonë e bashkon fakti se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë dhe kanë të drejta të pamohueshme”, -tha Obama në fjalimin e tij në këtë ceremoni.
“Sot po vazhdojmë një udhëtim që nuk do të përfundojë kurrë. Historia na ka mësuar se liria na vjen nga Zoti, por u takon njerëzve në tokë që ta mbrojnë dhe ta mbajnë të sigurt. Shtetet e Bashkuara kanë detyrime kundrejt pjesës tjetër të botës dhe do të mbështesin gjithmonë demokracinë, nga Azia në Afrikë dhe nga Amerika në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara do të mbështesin të drejtat e personave në nevojë dhe lirinë”, ka deklaruar Obama.
Barak Obama, aktualisht 51 vjeç, është presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara.
SOT EDHE DITA E MARTIN LUTHER KING
Në Washington qindra veta vendosën kurora me lule tek Monumenti i Martin Luther King në National Mall, në nderim të rolit dhe kontributit të tij për të drejtat civile të afrikano - amerikanëve.
Në vitin 1986, ditëlindja e tij u shpall ditë federale pushimi nga Presidenti George H.W.Bush, e cila festohet në të hënën e tretë të çdo janari, që do të thotë se këtë vit i bie të jetë 21 janari. Në këtë ditë në mbarë Shtetet e Bashkuara, shumë amerikanë marrin pjesë në shërbime publike dhe bëjnë punë vullnetare në komunitetet e tyre për të nderuar udhëheqësin e të drejtave civile.
Martin Luther King luftoi kundër diskriminimit racial në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60 dhe u shqua pasi udhëhoqi një protestë të suksesshme kundër ndarjes racore në autobuset e qytetit Montgomeri në shtetin Alabama.
Ai ka organizuar greva dhe forma të tjera protestash paqësore kundër padrejtësisë sociale. Në gusht të vitit 1963, kur po udhëhiqte një demonstratë paqësore në Washington, ai mbajti fjalimin “Unë kam një ëndërr” në shkallët e Përmendores së Linkolnit. Fjalimi tij “Unë kam një ëndërr”, tashmë është një nga perlat e oratorisë si dhe një vepër artistike.
Këtë vit, dita e Martin Luther King përkon me betimin e Barack Obamës si presidenti i 44 i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edhe vajza e ish presidentit Bill Clinton , Chelsea dhe aktorja Eva Longoria morën pjesë një një panair për këshillim dhe shkëmbim informacionesh për shërbime sociale.
Redaksia Online
(Gre.M/ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com