TIRANE- Kuvendi miratoi dje me votat e mazhorancës memon që përcakton vakancës e kryetares së Autoritetit të Medias Audiovizuale. Në debatin për këtë pikë të rendit të ditës, deputetët e opozitës theksuan se kjo është një tentativë për të kapur institucionet e pavarura.
Në emër të PS-së, deputeti Alfred Peza sqaroi edhe çështjen e mandatit të Endira Bushatit.
“Mandati si anëtare i Endira Bushatit ka përfunduar më 24 shtator 2012, si kryetare ka marrë një mandat më korrik 2011. Bushati duhet të ishte rizgjedhur si anëtare e AMA-s gjë që nuk është bërë. Nuk mund të jesh kryetar i AMA-s pa qenë anëtar i saj. Ka një vendim gjykate që na tregon se nuk mund të jesh kryetar i AMA-s, edhe ligji thotë se nuk mund të zgjidhesh kryetar i AMA-s pa qenë anëtar.”-tha Peza.
Por kjo gjë do ta çoi PD drejt kushtetuese pasi në një intervistë të dhënë për gazetën “Shqiptarja.com” pak ditë më parë, deputeti Luçjano Boçi ka theksuar se Kushtetuesja është rrugëzgjidhja e këtij problemi.
Shkrimi u botua sot në "Shqiptarja.com" (print) 23 maj 2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com