TIRANE- Të 10 anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin kanë marrë dokumentacionet e depozituara nga Partia Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Fidel Ylli.

Pritet që ky këshill të mblidhet para seancës plenare të ditës së enjte (nesër), pasi kjo kërkesë e të djathtëve pas votimit që do të bëhet në Parlament, do të kalojë për shyrtim dhe marrje vendimi në Gjykatën Kushtetetuese. Vetëm dy ditë më parë, PD vendosoi në mbledhjen e grupit që të çojë në Gjykatën Kushtetuese, pas votimit në Kuvend, mandatin e deputetit socialist Fidel Ylli.

Deputetët e maxhorancës depozituan pak ditë më parë kërkesën për heqjen mandatit të deputetit Fidel Yllli. Ata pretendojnë se Fidel Ylli ka shkelur nenin 70 të kushtetutës, që përcakton se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre.Grupi parlamentar socialist pritet që të kundërshtojë këtë kërkesë. Deputeti Ylli theksoi se e gjithë kjo është një lojë politike e Berishës ër të shmangur vëmendjen nga problemet e tjera.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)