‘Mandati i investimeve në periferi’ rrisim vlerën e pronës’ Veliaj: ambicia ime, i njëjti dinjitet në qendër e periferi

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mandati i tij i tretë është fokusuar në periferi.

“Ambicia ime është që ta lëmë këtë qytet me të njëjtin dinjitet investimesh dhe të njëjtën pastërti dhe të njëjtën cilësi infrastrukture si në qendër, ashtu edhe në periferi. Unë besoj se kjo garë është e shëndetshme, është një garë për investime, një garë për ta çuar Tiranën përpara” thotë Veliaj.

Gjatë inspektimit të punimeve në rikonstruksionin e rrugës së Agallarëve në Farkë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky investim do të rrisë më tej vlerën e pronës.

“Rruga e Agallarëve lidh dy zona të banuara të Farkës. Është një kreshtë në një kodrinë, ku shohim kullat, shohim Tiranën urbane, është një lloj ballkoni, një kurriz mbi Tiranë. Jam kurioz të matni sa ishte prona përpara se të bëhej Rruga e Agallarëve dhe sa është prona sot” vijon Veliaj.

Duke investuar në periferi, shtoi Veliaj, edhe trafiku i kryeqytetit zhvendoset nga qendra.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjin Bue Shpata: 29/08/2023 16:26

    T'a bëjmë fshatin si qytetin - para 1990

    Përgjigju
  • Termeti: 29/08/2023 14:36

    Z.Velija!Shume mire qe shtroni rruget,sepse rruga eshte jete per qytetarin! Po per pallatet ne Kombinat kur do te hidhet shorti. Me duket se e keni anashkaluar kete lagje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet