Mandati i kryeprokurores Rama
në vëmendjen e ambasadorëve
Mesditën e sotme ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolafrth ka takuar presidentin Nishani. Në të njëjtë kohë, në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm kryeprokurorja Ina Rama ka takuar ambasadorin e BE-së Etore Sequi për mandatin e kryeprokurores dhe kohën kur ai përfundon.
TIRANE - Ambasadori i BE-së Ettore Sequi është gjendur sot në mesditë në zyrën e Prokurores së Përgjithme Ina Rama. Ndonëse nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me përmbajtjen e takimit, nuk mund të përjashtohet fakti se mes tyre mund të jetë zhvilluar një bisedë për përfundimin e mandatit të kryeprokurores. Megjithatë as prokuroria dhe as ambasada e BE-se nuk kanë bërë publike ende një njoftim zyrtar në lidhje me këtë takim.
Pikërisht në këtë kohë në Presidencë u zhvillua një takim mes presidentit Nishani dhe ambasadorit të
OSBE-së Eugen Wollfarth. Sipas njoftimit për shtyp të përcjellë nga presidenca biseda mes dy zyrtarëve është përqendruar në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe nevojën e përgatitjes së një kodi etik që do t’i shërbente shmangies së një gjuhe të papërshtatshme gjatë zhvillimit të fushatës elektorale.
Ndërkohë që burime nga Shqiptarja.com informojnë se në takim është folur dhe për përfundimin e mandatit të kryeprokurores.
Mazhoranca pretendon se mandati i Ina Ramës përfundon në nëntor. Madje gazeta Shqip shkruante pak ditë më parë se tre krerët e lartë të shtetit, Nishani, kryeparlamentarja Topalli dhe kryeministri Berisha kanë zhvilluar disa konsulta së bashku për të përcaktuar pasardhësin e Ina Ramës.
Kryeprokurorja u zgodh më 22 nëntor të 2007-s me 83 vota të mazhorancës dhe opozitës. Dhe pikërisht më 22 nëntor të këtij viti, sipas mazhorancës, duhet të largohet nga zyra. Ndërkohë që ambasadori i OSBE-se më 12 shtator deklaroi se mandati i përfundon në maj 2013 kur kanë hyrë në fuqi dhe ndryshimet kushtetuese.
Nga ana e tij Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Pandeli Majko akuzoi sot kryeministrin aktual Sali Berisha se po tenton të marrë nën kontroll Prokurorinë e Përgjithshme si institucioni i fundit që ka mbetur i pavarur nga ekzekutivi. Nga Korça, ku zhvilloi një takim electoral me bazën socialiste deputeti, ish kryeministër Pandeli Majko tha sot se Prokuroria e Përgjithshme është ‘thembra e Akilit’ në mirëfunksionimin e shtetit shqiptar dhe opozita do të këmbëngulë që ky institucion të respektohet në pavarësinë e vet.
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.6%
-
Jo
26.1%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15