Mandati i Kryeprokurorit, pritet
debat PS-PD,LSI:Presim Llallën
Basha:Të respektohet Kushtetuta dhe ligji

Mandati i Kryeprokurorit, pritet<br />debat PS-PD,LSI:Presim Llallën<br />Basha:Të respektohet Kushtetuta dhe ligji<br>
Qeveria dhe opozita priten që të përfshihen në një tjetër përplasje, këtë herë për mandatin e Kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Mandati i Llallës përfundon në datë 4 dhjetor, por ende nuk kanë nisur procedurat për Kryeprokurorin e ri, pasi ka një vakum institucional.

Bazuar te Reforma në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka të drejtën e hapjes së procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Por vonesa e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund të sjellë përplasje mes palëve politike. Dy janë rrugët që do të ndiqen; ose do të zgjatet mandati i Llallës ose parlamenti do të ndërhyjë përmes një mekanizimi ekstra ligjor për të komanduar një Kryeprokuror deri në krijimin e institucioneve të reja të KLGJ dhe KLP.

Deputeti i PS, Ulsi Manja nuk ka pranuar që të prononcohet për këtë situatë, ndërsa shtoi se ‘do të ketë një konsultim fillimisht me grupin e PS’. Por PS është kundër zgjatjes së mandatit të Llallës. Ndërsa PD përjashton mundësinë që Llalla të largohet pa u zgjedhur Kryeprokurori i ri. Sot PD ka mbledhje grupi ku priten që të ketë diskutime për këtë çështje.

Ndërsa forca e dytë në opozitë, LSI thotë se duhet të pritet dhe të shikohet se cfarë do të ndodhë. Edmond Panariti u shpreh për Report Tv se presim Llallën, do apo s’do që të jetë dhe dy vite të tjera.

Kryeprokurori i ri është në detyrë deri në dhjetor më pas do të shohim si do të avancojmë me zëvendësin e tij. Jemi me vonesë për funksionin e komisionit që do të adresonte ndryshimet e reja. Mbetet për t’u parë. Nuk besoj se do të arrijmë në cështje vakumi. E përjashtoni mundësinë t’i zgjatet mandati edhe dy vite Llallës? Nuk kemi asnjë qëndrim do të presim nëse do të kërkojnë prokurori një gjë të tillë. Kjo çështje do të diskutohet në komisionin e Ligjeve” tha ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf