Mandati i tretë dhe ekonomia, ulje e borxhit publik e rimëkëmbje! 10 premtimet e Partisë Socialiste: Rritje pagash, taksë progresive dhe 4 aeroporte

Në mandatin e tretë të qeverisë socialiste, do të vihen në zbatim 10 premtimet ekonomike që PS shpalosi para zgjedhjeve të 25 prillit. Ndër to më kryesore, bëhet fjale për rritje pagash për disa profesione, rritja e pagës minimale, ngritja e katër aeroporteve,  rritja e eksporteve bujqësore.

Fitorja e PS dhe konfirmimi i saj edhe për 4 vitet e ardhshme në pushtet, automatikisht kalon në fuqi (pas mandatimit ne shtator) një sërë premtimesh të karakterit ekonomik. Rimëkëmbja e ekonominë  dhe ulja borxhit publik pasohet me 10 objektiva të tjera

- Deri në vitin 2029 të gjitha bizneset me xhiro 0-14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim mbi fitimin, ndërsa pragu i TVSH-së do të jetë 10 milionë lekë. Nga këto dy vendime përfitojnë 111 mijë bizneset.

Brenda mandatit të tretë paga minimale në shkallë vendi do të jetë 40 mijë lekë, dhe deri në këtë nivel nuk do të paguhet tatim mbi pagën. Edhe për katër vitet e ardhshme në themel të taksimit nga socialistët është progresiviteti nën synimin 'kush fiton më shumë paguan më shume'.

Ndryshe nga tani ku tatohen pagat mbi 150 mijë lekë, vitin e ardhshëm  pagat mbi 250 mijë lekë do të tatohen me 23 perqind, Sa i takon pagave të shtresës së mesme mbi 40 mijë lekë deri në 250 mijë lekë do të taksohen me 13% vetëm për vlerën mbi 40 mijë lekëshin. 

Viti i ardhshëm do të ketë rritje pagash për disa kategori. Konkretisht me 40% pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha, 30% administratës

Nga ana tjetër për të tërhequr sa më shumë biznese të reja në vend, në programin e PS është premtuar se do të jepet 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri.

Bizneset inovative do të jenë po ashtu në fokus, ndërsa për manifakturën do të jepen 50 milionë euro garanci sovrane, si dhe mbështetje për të ri-aftësuar punonjësit. Rritja e eksporteve deri në 1 miliardë dollar, nga 400 milionë dollar që janë aktualisht është një tjetër synim i qeverisë në mandatin e 3. Pika tjetër kyçe është mbyllja e 4 vjeçarit me 3 aeroporte, si dhe Aeroportin e Sarandës për qëllime turistike.

TATIMI 23% MBI PAGAT

Është        Pagat mbi 150 mijë lekë tatohet 23%

Bëhet       Pagat mbi 250 mijë lekë tatohet 23%

TATIMI 0% MBI PAGAT

Është        Pagat 0-30 mijë lekë tatohet 0%

Bëhet        Pagat 0-40 mijë lekë tatohet 0 %

TATIM 13% MBI PAGAT

Është        Pagat mbi 30 mijë – 150 mijë lekë tatohet 13%

Bëhet        Pagat mbi 40 mijë – 250 mijë lekë tatohet 13%

RRITJE PAGASH

Pagat e arsimtarëve                   +40%

Pagat e bluzave të bardha         +40%

Pagat e administratës                +30%

Pagat e parlamentarëve                 0%

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 29/04/2021 16:02

    Ja te shofim ket punen e pagave.po me siguri mas 3 vjetesh do behet si gjithmon vitin e fundit po nejse ne rendesi te ndodhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja