TIRANE - Deputeti i mazhorancës, Mark Marku ka deklaruar se është kundër kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit socialist Fidel Ylli, por shton se është i detyruar të votojë pro si pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së.

Duke u ndjerë “fajtor” për votën pro heqjes së mandatit të kolegut të tij Ylli, Marku uron që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë kërkesën e PD-së dhe ta shpallë të pafajshëm deputetin socialist.

Më tej Marku e cilëson vendimin e tij një “votë politike”, duke sqaruar se e gjitha kjo është pjesë e një kontrate politike

“Unë kam votuar përherë politikisht, dhe do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë, sepse kjo është një kontratë politike që unë kam me mazhorancën dhe PD-në, që në momentin që jam zgjedhur. Kështu që normalisht nëse merret një vendim politik për ta votuar atë unë do ta votoj. Unë kam respektin maksimal për Fidel Yllin. Shpresoj që të mos shtrohet si çështje në Parlament, por nga ana tjetër shpresoj që Gjykata Kushtetetuese ta nxjerrë të pafajshëm”, deklaroi në një prononcim për mediat, deputeti i mazhorancës Mark Marku.

I pyetur për aleancat që Partia Demokratike do të bëjë në zgjedhjet e 2013-ës, Marku u shpreh se partia që ai përfaqëson duhet të jetë e kujdesshme që të mos rrezikojë dëmtime gjatë qeverisjes

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)