Mandati në qarkun e Lezhës, PS
pritet të ankimojë vendimin e KQZ

Mandati në qarkun e Lezhës, PS<br />pritet të ankimojë vendimin e KQZ
TIRANE- Pas vendimit të marrë dje nga KQZ lidhur me heqjen e mandatit të 4 të së majtës në Qarku e Lezhës, PS pritet që ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.

Pakësimi i një mandati sjell dhe rënien e mazhorancës kushtetuese në vend, ku koalicioni i majtë kishte fituar plot 84 mandate.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje përfundimisht tabelën përmbledhëse të Qarkut të Lezhës, me 4 votat e anëtarëve i hoqi mandatin e tretë Partisë Socialiste, i cili përkon pikërisht edhe me mandatin e 84 që e konsoderopn atë mazhorancë kushtetuese në Kuvend.

84 votat mazhorancës së re do t`i krijonin lehtësi në marrje vendimesh qeverisë së re. Vendimi erdhi pas verifikimit nga administrata të tabelave origjinale të 248 qendrave të votimit në këtë zonë zgjedhore, ndërsa për 10 qendrat e votimit të ZAZ-së nr. 13, për të cilat Komisioni nuk dispononte tabela origjinale, rezultati doli pas kalkulimit të të dhënave të sistemit elektronik të KQZ-së.

Ndryshimi i rezultatit erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila paraqiti edhe procesverbalet. KQZ vendosi të shqyrtojë edhe njëherë rezultatin në 10 qendra votimi, ku rezultoi se Partisë Socialiste nuk i takonte mandati i 3-të.

Në rezultatet paraprake të 23 qershorit në qarkun Lezhë koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" fitoi tre mandate. Por pas verifikimit dhe korrigjimit nga KQZ të rezultateve të 10 QV-ve në ZAZ-në nr. 13 të kësaj zone zgjedhore, numri i votave ndryshoi në favor të koalicionit të djathtë, duke i kaluar një mandat.

Pas ndërhyrjes, në Lezhë raporti i mandateve ndryshoi 4 me 3 në favor të së djathtës.

Mandidati i llogaritur për Arben Ndokën e socialistëve i kaloi Vasil Bicit të PD, ndërsa LSI ka në këtë qark një mandat. Bëhet fjalë për një rezultat të ngudhtë mes partive, ku nga 541 vota më shumë që kishte marrë PS, pas verifikimeve të administratës së KQZ, PD kryeson me 39 vota më shumë se të majtët.

Ndërkohë që PD ishte i vetmi subjekt zgjedhor që iu përgjigj apelit të kryetares së KQZ-së, Lefterije Lleshi për depozitimin pranë këtij institucioni të kopjeve kimike të tabelave origjinale të rezultateve të 10 qendrave të votimit të KZAZ-së nr. 13, në qarkun e Lezhës. Përfaqësuesi ligjor i LSI-së Ilirjan Muho dhe ai i PS-së Genci Gjoncaj,e vlerësuan veprim tërësisht të paligjshëm, pasi më parë sipas tyre duhet të miratohej tabela përfundimtare dhe rillogaritja të vinte gjatë procesit të ankimimit. “Jeni në shkelje të ligjit, nëse përdorni këtë mënyrë”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i LSI,Ilirian Muho.

“Zonja kryetare mos bëjmë teatër, ne do i sjellim kopjet por na lini të flasim për cështje jashtë rendit të ditë”, përfaqësuesi ligjor i PS Genci Gjoncaj. Por, këto pretendime u hodhën poshtë nga trupa e mbetur e KQZ-së me 4 anëtarë, duke argumentuar se problemi ishte i dukshëm. Pas verifikimit administrata konfirmoi se pretendimet e PD-së, qëndrojnë pasi kopjet kimike të këtij subjekti përputhen me rezultatet e tabelave përfundimtare të KQZ.

Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit