AFRIKE - Zyra e presidencës së presidentit aktual Jacob Zuma ka bërë të ditur se Zoti Mandela, ka dalë nga spitali. Në komunikatën për shtyp thuhet se ish-presidenti i Afrikës së Jugut do të vazhdojë të mjekohet në shtëpinë e tij në Johanesburg derisa të rekuperohet plotësisht. 94-vjeçari u shtrua në spital 18 ditë më parë për t’u mjekuar për një infeksion në mushkëri.
Në deklaratën e presidentit Zuma u tha se mjekët ishin të kënaqur me progresin që ka bërë zoti Mandela. Presidenti gjithashtu ka falenderuar edhe banorët e Afrikës së Jugut për mbështetjen dhe mesazhet për shërim të shpejtë që kishin dërguar.
Mandela u bë presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut në vitin 1994, pasi kaloi 27 vjet në burg për luftën e tij kundër sundimit racist dhe ka marrë çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij.
Kohët e fundit Zoti Mandela jeton në Kunu, një fshat rural në provincën e Kepit Lindor, ku ai ka lindur dhe ka deklaruar se ka kaluar ditët më të lumtura të fëmijërisë së tij.
Mandela është shfaqur rrallëherë në public, ku hera e fundit ka qenë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com