Këngëtari i tallavasë, Mandi Nishtulla, prej kohësh akuzon këngëtaren Silva Gunbardhi dhe bashkëshortin e saj se nuk i kanë dhënë asnjë qindarkë nga fitimet e YouTube për këngën ‘Të ka lali shpirt’.
Nishtulla dhe Gunbardhi janë përballur me njëri-tjetrin në emisionin ‘Shihemi në gjyq’. Sot ai vijoi me akuzat ndaj Gunbardhit se ka falsifikuar kontratat dhe i ka marrë miliona euro, të gjitha fitimet vetë.
Nga ana tjetër, këngëtarja e mohoi dika të tillë, duke insistuar se kontrata është e rregullt.
Në përfundim, Eni Çobani deklaroi se do ta vazhdojnë seancën privatisht ndërsa këngëtari i tallavasë i puthi dorën Gunbardhit teksa në sfond dëgjohej kënga ‘Të ka lali shpirt’.
-
Haahahahah fiks realitet shqiptar ne ekran tragjikomedi.
Përgjigju -
Boll me keto teatro ore se jeni bere per tu tallur ne rruge. Eni Cobani eshte nje njeri qe ska lidhje me ate profesion dhe deftesen e italise e ka falilsifikuar sikur ka mbaruar master atje. Cfare pajtimi ben Eni ore apo i fut nje ore teater sikur zihen Silva dhe ai Nish Tulla dhe ne fund happy end e zgjidhi hallin Eni me Ardit tregtarin
Përgjigju

Komente
Komento