Mandija i dorëzon raportin BE-OSBE:
Partitë të heqin dorë nga shitblerja

Ish-zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija pas dorëzimit të dorëheqjes zhvilloi sot takime me përfaqësues të zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri, zyrës së Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.
 
Ajo në mbyllje të mandatit të Task-Forcës iu dorëzoi partnerëve ndërkombëtarë materialin përmbledhës për zgjedhjet, shoqëruar me të gjitha anekset, informacionet dhe raportimet zyrtare të ministrive.
 
Sipas njoftimit të shpërndarë nga Mandija, partnerët ndërkombëtarë e përgëzuan për punën e kryer gjatë drejtimit të Task-Forcës dhe për seriozitetin e pasqyrimit të të dhënave duke shpresuar që ky raport do të shërbejë për ndjekjen e mëtejshme të problematikës.
 
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i një sistemi demokratik dhe për këtë arsye Zëvendëskryeministrja shpreh besimin se ky raport është një pikë referimi për kryerjen e ndryshimeve të nevojshme në kuadrin ligjor me qëllim përmirësimin e standardit të zgjedhjeve dhe nxitjen e subjekteve zgjedhorë për të hequr dorë njëherë e mirë nga fenomeni i shëmtuar i shitblerjes se votës dhe përdorimit të elementëve dhe grupeve kriminale në zgjedhje” mbyllet njoftimi.
 
Mandija qëndoi për tre muaj në postin e zv/ kryeministres, por raporti i hartuar nga teknikët e PD u cilësia i njëanshëm nga Rama, ndërsa Basha akuzoi për sabotim nga kryeministri. 


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës