Mandija: Task Forca do garantojë 
zgjedhje të lira dhe të ndershme

Mandija: Task Forca do garantojë <br />zgjedhje të lira dhe të ndershme
Zv/kryeministrja Ledina Mandija ka reaguar përmes një deklarate për mediat, lidhur me rolin e Task Forcës për monitorimin e administratës në fushatë, pas akuzave nga disa parti politike. 

Mandija sqaron se qëllimi kryesor i krijimit të task forcës është koordinimi i punës ndërinstitucionale në funksion të zhvillimit të një procesi zgjedhor të drejtë dhe të qetë.

Reagimi i zv/kryeministres Madija u bë përmes një njoftimi për shtyp, shpërndarë nga zyra e shtypit të saj.

Duke marrë shkak nga keqkuptimet e krijuara ditët e fundit lidhur me rolin e task – forcës të krijuar “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017” dhe në respekt të frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit institucional të domosdoshëm gjatë periudhës parazgjedhore, Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija në cilësinë e kryesuesit të Task –Forcës, dëshiron të sqarojë opinionin publik se qëllimi kryesor i krijimit të task forcës është koordinimi i punës ndërinstitucionale në funksion të zhvillimit të një procesi zgjedhor të drejtë dhe të qetë”, thuhet në deklaratën e zv/kryeministres e cila njëherazi është edhe kryesuese e Task Forcës.

Në këtë kontekst, sipas njoftimit, task – forca monitoron zbatimin e rregullave ligjore në fuqi nga administrata shtetërore dhe ekzistencën e parregullsive në listat zgjedhore kurdoherë në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut gjatë procesit zgjedhor.

Në rastet kur nga monitorimi, citohet njoftimi, konstatohen raste të sjelljeve apo veprimeve të kundraligjshme të cilat cënojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Task – Forca procedon me njoftimin e institucioneve kompetente ligjore për ndjekjen e mëtejshme të çështjes konform dispozitave ligjore në fuqi.

Zëvendëskryeministrja, u bën thirrje të gjithë punonjësve të administratës publike që të jenë në lartësinë e duhur që kjo situatë kërkon, duke përmbushur me profesionalizëm dhe paanësi detyrat funksionale që u ngarkon ligji, jashtë çdo lloj ndikimi politik.

Ajo siguron opinionin publik se është dhe do të jetë e vendosur për të përmbushur deri në fund misionin për garantimin e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të lirë dhe të ndershëm

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel