Mund të shkaktojë probleme serioze për personin që vuan nga ky sindrom, dhe atyre që janë përreth. Për të kuptuar më mirë këtë problem shkaqet i sqaron në këtë intervistë Profesor Roberto Pani, specialist dhe profesor i Psikologjisë Klinike dhe psikopatologjisë së sjelljes së të rriturve në Alma Mater Studiorum, Universiteti i Bolonjës.
Mund të përshkruani një profil tipik të një maniaku blerës?
Ne flasim për femrat, sepse ne e konsiderojmë atë një problem që prek kryesisht të popullsisë femërore, por ne jemi të gatshëm për të provuar të kundërtën. Edhe meshkujt në vitet e fundit (2005-2009) gradualisht po kalojnë në kategorinë e blerësve të pandreqshëm, në proporcion prej rreth 28% krahasuar për gratë.
Në rastin e njerëzve të pasur mund të përmend makina me vlerë të pajustifikuar për nevojën reale që ata kanë.
Një pacient më tha që është maniak i automjeteve të përdorura dhe ka mbledhur dhjetë të tilla vetëm i nxitur nga një ëndërr fëminore që i adhuronte makinat e asaj kohe për shembull, Fiat 124, etj.
Cilat janë qëndrimet dhe sjelljet që hasen më shpesh?
Ekzagjerime të tilla flagrante janë shpesh të lidhura me abuzimin.
Tek gratë profili është i tillë, kryesisht midis të tridhjetave apo dyzetave, i takon një familje të klasës së mesme, ka një pamje të pëlqyeshme dhe është mjaft e motivuar për të veshur rroba të bukura dhe aksesorë.
Ky mekanizëm ndez një cikël vicioz: eksitim për blerje, turp , faj, deri në në depresion dhe një eksitim të ri nëpërmjet blerjeve të reja ...
Rrobat dhe sendet nuk blihen zakonisht për t’u përdorur, por thjesht ky proces kthehet në eksitim, me idenë e kontrollit ndaj objekteve.
Cilat mund të jenë shkaqet e kësaj sëmundje, e cila ndonjëherë mund të bëhet një problem i vërtetë për familjen e personit që vuan prej saj?
Shkaqet lidhen me një personalitet të brishtë. Eksitimi fillon nga plotësimi i vakumeve, mungesa e qëllimit, mungesa e kuptimit dhe vlerës së gjërave të njeriut, ndjenja e të qenit në qendër të vëmendjes, ndjesia se nuk janë në lartësinë e asaj çfarë të tjerët presin, ndoshta nga një qëndrim të pandërgjegjshëm.
Cilat janë trajtimet? Çfarë duhet të bëjnë dhe me kë të kontaktojnë personat që kanë këtë problem?
Pacientët në gjendje të rëndë duhet të trajtohen me medikamente, sidomos kur rasti në fjalë rrezikon ekonominë e familjes. Disa rrezikojnë dhe të humbasin më shumë para, të tjerët marrin drogë dhe madje edhe shtrimi në spital mund të jetë fatlum në këtë rast.
Mjekim i duhur bëhët nëpërmjet recetave të sakta për të kontrolluar depresionin dhe, në të njëjtën kohë, për të mos zhvilluar eufori dhe zbrazëti melankolike apo mërzinë dhe mungesen e perspektivave autentike.Mjeku mbikqyrës është psikiatri.
Rastet më pak të rënda janë ata të cilt janë të gatshëm të përballen me situatën e tyre dhe mund të përfitojnë nga një analizë e vetvetes. Për këta pacientë psikoanalisti mund të jetë i dobishëm për një rimëkëmbje të elasticitetit, drejt një rivlerësimi dhe rritje të vetvlerësimit.
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)