Manifestimi për Ukrainën, Peleshi për Report Tv: Rusia s'do fitojë kurrë! Nuk është më e fortë se NATO! Ne sugjerojmë zgjidhje me dialog

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi foli për Report Tv rreth manifestim në Tiranë në shenjë solidariteti për Ukrainën. Në një intervistë për gazetarin Arbi Fortuzi, ministri Peleshi tha se pjesëmarrja e qyutetarëve tregon anën e botës së lirë ndërsa me bindje u shpreh se Rusia nuk do ia dalë që të fitojë.

“Jemi duke filluar një marshim qytetar që do të pasohet edhe nga disa fjalë në adresë të opinionit tonë po edhe në referencë këtë ditë që nuk do të donim të ishte. 1 vit më parë kur nisi agresioni, pak kush e mendonte që do ishte kaq i gjatë. Në këto ditë, Europa, NATO, grupi i kontaktit për Ukrainën janë më pranë se kurrë, kanë një angazhim të palëkundur të të gjithë fuqive më të mëdha dhe aleatëve për ta mbështetur Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Pjesëmarrja e qytetarëve tregon se e drejta është në anën e botës së lirë. Rusia është forcë ushtarake, por s’mund të jetë kurrë më e fortë sesa NATO. Besoj dhe shpresoj që me këtë mbështetje të palëkundur, në fund kjo luftë do të përfundojë në favor të Ukrainës. S’do ketë kurrë një Rusi fituese”, tha Peleshi.

Sa i përket planit me 12 pika të Kinës, Peleshi tha se ka pritshmëri të mëdha. Një koment e pati edhe për Shqipërinë duke thënë se jemi vend i palëkundur që mbështesim zgjidhjen përmes dialogut e negociatave.

“Ka pritshmëri të mëdha për Kinën. Një pozicionim në anën e gabuar por kjo luftë s’ka për të patur fitues Rusinë. Ne jemi Ballkani Perëndimor dhe jemi vendi më i palëkundur. Ne jemi vend i imunizuar ndaj influencave, jemi europianë, jemi anëtarë në NATO dhe sytë i kemi nga Perëndimi. Ne si Shqipëri jemi shprehur gjithmonë në favor të zgjidhjes me dialog e negociatë. Ne ngremë gjithmonë zërin që Kosova duhet të njihet nga të gjithë vendet e NATO-s. Zgjidhja për të gjithë rajonin do të ishte njohja e integritetit të këtij shteti se historia s’mund të kthehet pas”, tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

1 vit agresion rus në Ukrainë, në Tiranë marshim për paqen! Veliaj: Solidaritet me popullin ukrainas! Ambasadorët: Perëndimi më i bashkuar se kurrë


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari