Manipulimet, 117 votues
ishin jashtë vendit
E majta në Kqz ka ngritur pretendimet e saj lidhur me rezultatin e Qarkut të Lezhës, ku PD pretendon se mandati i tretë i PS i takon PD. Heqja e këtij mandati për PS sjell dhe rënien e mazhorancës prej 64 vota në Parlament.
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve s`ka arritur të marrë një vendim lidhur me rezultatet për Qarkun e Lezhës as në mbledhjen e djeshme. Palët paraqiten pretendimet dhe provat e tyre, të cilat do të administrohen nga ky institucion. Sipas përfaqësuesit ligjor të PS në
KQZ, Genc Gjonçaj, ka një sërë problematikash të vërejtura në disa Qendra Votimi në këtë qark, ku diferenca mes PD dhe PS është vetëm 39 vota. Gjonçaj tha se ka mospërputhje në numrin e votuesve në qark me numrin e votuesve në lista.
PS ka kërkuar shpalljen e pavlefshëm të rezultatit në qarkun Lezhë. "Nga shqyrtimi i të dhënave rezulton se nga kryqja e listës së zgjedhësve nuk ka përputhje me shifrën e procesverbalit. Po kështu në QV 0907 nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e zgjedheve disa persona, por që figurojnë në listën e votuesve. Ka 16 fletë më shumë se sa zgjedhës në QV 0907, dhe kjo tregon se ka pavlefshmëri votimi. 117 persona që kanë firmosur si zgjedhës ishin jashtë vendit.
(Në foto: Faksimile e ndryshimit të rezultatit të votave në qarkun e Lezhës)
Nga akti i ekspertimit i kryer nga ekspertë të licencuar të fushës lidhur me nënshkrimet e vëna tek rubrika nënshkrimi i zgjedhësit, janë 50 nënshkrime nga e njëjta dorë, që pasqyrojnë karakteristika shkrimore të njëjta me njëri-tjetrin. Numri i votuesve fiktivë është më i madh se 133 zgjedhës", tha Gjonçaj. Lidhur me këtë shqetësim përfaqësuesi ligjor i PS, tha se "KQZ t'i kërkojë Ministrisë së Brendshme të dhënat e listave në 6 QV dhe të gjejë falsifikuesin e listave të zgjedhësve në Mamurras. Për QV 0856 dhe 0857 nuk është kryer procedura ligjore, konform nenit sipas të cilit kryetari i Qendrës së Votimit pas verifikimi të zgjedhësit, plotëson të dhënat kryesore dhe heq vizë mbi emrin e zgjedhësit", tha Gjonçaj.
PRETENDIMET E PDPërfaqësuesi i PD në KQZ, Njazi Kosovrasti tha se pas procesit të rinumërimit për votat e këtij qarku u vërtetuan pretendimet e së djathtës. “Vumë re se falsifikimi kishte ndodhur edhe tek vendi i numërimit. Në QV 708/1 vihet re diferencë e falsifikuar në dëm të PD, edhe në disa qendra të tjera, të cilat tashmë janë konfirmuar. Gjatë hapjes së kutive rezultoi ngjarja tjetër që tregoi se jo vetëm KZAZ kishte marrë pjesë në manipulim, por edhe grupet e numërimit e kanë vijuar këtë. Të gjitha këto ishin në dëm të PD, dhe subjekit që është favorizuar është PS. Në QV 770 dhe 769 ka pasur numërime të manipuluara në dëm të PD dhe LSI”, tha ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40