Manipulimi i votave, Halimi u jep
leje 17 të burgosurve-votues të tij

Manipulimi i votave, Halimi u jep<br />leje 17 të burgosurve-votues të tij
TIRANË – Edhe pse premtoi se nuk do të jepte leje për të burgosurit për një kohë të papërcaktuar, kryesuesi i listës për qarkun e Durrësit e njëkohësisht dhe ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka bërë nderet e para elektorale duke liruar rreth 17 të burgosur vetëm nga ky qark  ndër 23 që përmban e gjithë lista e lejeve shpërblyese elektorale.

Dokumentin me emrat e të burgosurve që përfitojnë leje e ka publikuar dje, emisioni “Fiks Fare”. Të burgosurit janë dënuar kryesisht për vepra të rënda penale, si trafik, vrasje, shpërndarje lëndësh narkotike.

Dhënia e lejeve shpërblyese për personat me precedentë penalë përbën një kërcënim serioz për ditën e zgjedhjeve, pasi këta persona mund të përfshihen në manipulimin e votave.

Rreth një muaj më parë, Halimi deklaroi për “A1Report!” dhe “Shqiptarja.com” se në respekt të ligjit zgjedhor dhe të problemeve të krijuara me arratisjen nga burgjet të dënuarve, për një kohë të papërcaktuar, Ministria e Drejtësisë do të pezullonte të gjitha lejet shpërblyese për personat e burgosur.
 
Mirëpo, pak ditë para zgjedhjeve dhe duke harruar deklarimin e bërë, burgu i Rrogozhinës, institucion në varësi të ministrisë së Drejtësisë të drejtuar nga Halimi, që kandidon në Durrës, ka shpërblyer me leje 23 të burgosur kërkuar nga miinistria e Drejtësisë.  Ndër 23 të shpërblyerit, bie në sy që 17 janë banorë të Durrësit, Rrogozhinës e Shijakut:
 
1.Dritan Kujtim Hoxha, banues në Durrës
2.Emiljan Agim Taipi, banues në Durrës
3.Eno Ymer Naci, banues në Durrës
4.Ervin Baftjar Hoxha, banues në Durrës
5.Gazmir Lutfi Balla, banues në Durrës
6.Lahim Fadil Lleshi, banues në Durrës
7.Rigels Agron Kaja, banues në Durrës
8.Sali Selim Ndregjoni, banues në Durrës
9.Shefki Hamz Kabashi, banues në Durrës
10.Skënder Sefer Dulaj, banues në Durrës
11.Ver Petrit Keçi, banues në Durrës
12.Xhuliano Ylfi Muhametaj, banues në Durrës
13.Lahim Fadil Lleshi, banues në Durrës
14.Ilir Mexhit Rusta, banues në Rrogozhinë 
15.Emiljano Feim Keci, Shijak
16.Menduh Baki Koçi, banues në Shijak
17.Napolon Lulo Çipi, banues në Shijak 

18.Petrit Jemin Sulejmani, banues në Patos 
19.Riza Mitat Dautaj, banues Ballsh, Fier 
20.Xhevat Teki Bregu, banues në Fier
21.Zamir Isuf Malaj, banues në Fier
22.Arif Misir Saliu, banues në Pajov Elbasan
23.Julian Enver Çobo, banues në Vlorë 
dokumenti
(Faksimile e dokumentit të ministrit të Drejtësisë)
 
Redaksia online
(arsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë