Policia e Tiranës ka pezulluar nga detyra një specialist të Hetimit të Aksidenteve pranë Policisë rrugore, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Strukturat e SHÇBA kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës, duke pezulluar n/komisarin O. Gj.

Pezullimi i tij u bë pas një hetimi 3-mujor nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë, prej ku rezultoi se pas një aksidenti më 12 nëntor 2017, oficeri i Hetimit të Aksidenteve jo vetem nuk ka kryer veprimet proceduriale të domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, SHÇBA ka arrestuar dhe punonjësin e Policisë Kufitare të Kakavijës, Ilir Osmani. 48-vjeçari u arrestua në flagrancë për "Drejtim mjeti në gjendje të dehur".

d.c./shqiptarja.com