Manja: Bojkoti i opozitës, absurd
aktet e dekriminalizimit i vonoi PD

Manja: Bojkoti i opozitës, absurd<br />aktet e dekriminalizimit i vonoi PD
Aktet nënligjore që bëjnë funksional ligjin e dekriminalizimin, janë vonuar nga opozita. I këtij qendrimi është deputeti socialist Ulsi Manja, anëtar i Komsionit të Posacëm për dekriminalizimin, i cili thotë se PS i ka lënë dorë të lirë PD-së për hartimin e këtyre akteve, një prej të cilëve dhe formulari i vetëdeklarimit. Manja e quan absurd kërcënimin e PD-së me bojkot me votimine këtyre nismave.

“Absurditet, po vazhdon por nuk e kuptoj vonesën pse nuk kanë ardhur akoma aktet nënligjore sepse me përgatitjen e kuadrit nënëligjor po merren ekspertet e opozitës. Qasja jonë ka qënë e tillë, për sa kohë ne e dhamë vullnetin për miratimin e këtij ligji dhe të paketës së ndryshimeve kushtetuese në funksion të tij, unë nuk e kuptoj vonesën pse nuk kanë ardhur akoma aktet nënëligjore. Procesi i marrë tëresisht nga opozita përsipër. Di gjë zoti Bylykbashi po punon me përgatitjen e akteve nënligjore me eksperët e të dy palëve se di pse nuk kanë ardhur akoma, por bojkotimi i punimeve të Kuvendit me një pretekst të tillë më duket absurditet. “-shprehet Manja

Kërcënimi për bojkot i demokratëve vjen fare pranë afatit limit që mazhoranca ka përcaktuar për të miratuar reformën ën drejtësi, që është pikërisht marsi.

“Sebepi i akteve nënëligjore po themi bëhet në funksion të shmangjes nga Reforma në Drejtësi, kjo do të ishtë një gabim fatal për opozitës sepse për reformën në drejtësi ka në parim një dakordësi të plotë që është e domosdoshme Reforma në Drejtësi në Shqipëri.“-thotë ai

Ligji i dekriminalizimit dhe një paketë ndryshimesh kushtetuese që lidheshin me të hynë në fuqi në 7 janar. Sipas ligjit kuvendi kishte 2 muaj kohë pas këtij momenti për të miratuar aktet nënligjiore që e bëjnë ligjin efektiv.

Redaksia online
(Ss.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)