Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në Komisionin e Ligjeve, ka dalë kundër propozimeve të ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet në Kodin Penal ekzistues. Blushi tha se nuk është normale të dënosh me burg qytetarët për parkimin e dyfishtë dhe të mos i dorëzosh drejtësisë zv.kryeministren Belinda Balluku.
Blushi: Sot ky komision i ka dedikuar një ditë të posaçme ndërtimit të infrastrukturës ligjore për ta instaluar me ligj atë që opozita ka denoncuar si narkoshtet. E nisët me drogën, tani po vijoni me masa represive për të dënuar qytetarë për parkimin dysh. Më vjen keq që këtë nisëm e ka propozuar drejtori i Policisë së Shtetit dhe i jepka urdhra qeverisë. Të dënosh shqiptarët për parkimin dysh dhe të mos i dorëzosh qeverisë zv,kryeministren ju qofshi.
Ndërkohë drejtuesi i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i ka ndërprerë fjalën duke i kërkuar të mos bëjë politikë në komision pune. Ndër të tjera, Manja e ironizoi dhe për protestën që opozita do të zhvillojë më datë 24 janar.
Manja: Ky është komision pune. Bëhet dhe politikë, por në funksion të agjendës që ka komisioni. Keni dhe selinë ku mund të mbani qëndrime. Të dëgjova dhe fakti që ju sillni zërin dhe shqetësimin e opozitës, unë uroj që me datë 24 t’i zgjidhni këto probleme. Vetëm nëse do të ndali sesi do t’i flisni njëri-tjetrit në vesh tek foltorja se kam përshtypjen se ai i madhi i opozitës nuk dëgjon mirë nga të dy veshët. Ma beso mua këtë.
Lajmi kryesor:
Qeveria ‘arnon’ Kodin aktual Penal, teksa pret të riun: Ashpërsohet dënimi për zjarret, ndërtimet dhe parkimin! Shpifja falet (pjesërisht) për gazetarët










