Manja me krerët e drejtësisë italiane: Na bashkojnë të njëjtat sfida në sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës

Manja me krerët e drejtësisë italiane: Na bashkojnë të njëjtat sfida në sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës

Manja me kolegët italianë

Gjatë vizitës së tij në Itali, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi takime me drejtuesit e sistemit të drejtësisë në Itali. Pëmes një reagimi në rrjete sociale, Manja bën me dije se këtë të martë është takuar me Margherita Cassano, presidenten e Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe Luigi Salvaton, Prokurorin e Përgjithshëm të Italisë.

Ministri shkruan se vizioni me kolegët italianë është i përbashkët në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. Dy vendet siç thekson Manja i bashkon sfida e përbashkët në sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.

“Përtej anës zyrtare të takimit, biseda me Margherita Cassano, presidenten e Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe Luigi Salvaton, Prokurorin e Përgjithshëm të Italisë së bashku me kolegët e tyre rrodhi si një takim i zakonshëm pune mes kolegëve me të cilët ndan të njëjtin vizion për bashkëpunimin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Lidhja jonë me Italinë nuk është vetëm shpirtërore, por në fushën e drejtësisë penale ne kemi adaptuar legjislacionin italian që në fillim të viteve ‘90! Na ndan në mes deti Adriatik, por na bashkojnë të njëjtat sfida në sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës. Motoja e bashkëpunimit tonë: 2 shtete një magjistraturë që i bën shoqëritë tona me të sigurta dhe më të drejta!”, përfundon njoftimi në rrjetet sociale i ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!