Manja në A1 Report: Kriminelët 
në Lazarat për axhendë elektorale

Manja në A1 Report: Kriminelët <br />në Lazarat për axhendë elektorale
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja nga studio e A1 Report tha se grupi kriminal që vrau këtë mëngjes një efektiv të forcave RENEA është i importuar në fshatin e Lazaratit për axhendë elektorale. Duke hedhur akuza ndaj opozitës, anëtari i komisionit të Ligjeve i kërkoi autoriteteve kompetente të hetojnë edhe në këtë drejtim.
 
“Ata janë grupe kriminelësh të importuar ose të fshehur në Lazarat, nuk janë banorë të Lazaratit. Banorët kërkojnë të zbardhet ngjarja e të bëhen publike se kush janë këta njerëz që qarkullojnë në fshat. Kam mendime që ata janë thirrur për axhenda elektorale sepse nuk ka se si shpjegohet ndryshe se aty ka pasur prezencë të vazhdueshme të policisë. Në Lazarat banorët po i ktheheshin normalitetit. Shpresoj mos të jetë hipokrizi kjo që kërkon lideri i opozitës sot,  që thotë se policia nuk kishte mjetet logjistike e duhet transparencë.  Ndoshta duhet bërë transparenca edhe në një drejtim tjetër. Basha është ora t’i kërkojë ndjesë Policisë së Shtetit për gjendjen si e la. Jam i bindur që qeveria Rama në këto gati 2 vjet qeverisje kemi investuar në modernizimin e policisë shqiptare. Basha sot nuk duhej të ishte marrë fare për të bërë politikë, duhet të kishte ngushëlluar familjarët”, tha deputeti socialist.

Video/ Biseda e plote ne studion e A1 Report
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok