Manja në Prishtinë, takon Kurtin: Do t’i ofrojmë Kosovës mbështetjen në 2 proceset e rëndësishme, reformës në Drejtësi dhe procesin e Vetingut
Ulsi Manja dhe Albin Kurti
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Në fokus të takimit kanë qenë bisedimet rreth disa çështjeve me rëndësi në fushën e drejtësisë, në një kohë që Kosova ka nisur hapat e parë të Reformës në Drejtësi dhe procesin e Vetingut.
Kryeministri Kurti është interesuar për rrugëtimin e Shqipërisë përgjatë Reformës në Drejtësi dhe vetingut, ndërkohë që ministri Manja ka ofruar gjithë përvojën, burimet njerëzore dhe ekspertizën më të mirë në ndihmë të këtyre proceseve në Kosovë.
“Ishte kënaqësi dhe nder që ta mikpres Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, ministrin Manja, me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Ai është vazhdimisht në kominikim të vazhdueshëm dhe në bashkërendim me Ministren tonë të Drejtësisë znj. Haxhiu. Qëllimi i këtyre takimeve dhe bashkëpunimeve është që të lehtësohet edhe zbatimi i drejtësisë në Shqipëri dhe Kosovë duke bashkëpunuar, por edhe të harmonizojmë dhe sinkronizojmë sistemet duke nxjerrë edhe mësime nga proceset që kemi zhvilluar qoftë në Shqipëri dhe qoftë në Kosovë”, u shpreh pas takimit kryeministri Kurti.
Ndërkohë, nga ana e tij, ministri Manja ka theksuar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë mes dy vendeve.
“E falenderova kryeministrin Kurti për mikpritjen. Ishte një takim vëllazëror. Ishte një bashkëbisedim i hapur për të gjitha temat që lehtësojnë komunikimin dhe jetën e qytetarëve tanë në të dy vendet respektive dhe në fund u dakortësuam se Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit janë themele të sigurta që garantojnë mirëqënien e qytetarëve tanë. Shqipëria sigurisht do të ofrojë ekspertizën më të mirë në ato fusha ku ne kemi bërë më progres, por sigurisht edhe do të marrim eksperiencën më të mirë që ka Kosova në disa fusha të tjera ku progresi i saj është i dukshëm, u shpreh Manja.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2279
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'150 mijë dosje të bllokuara nëpër gjykata', Erisa Xhixho nxjerr shifrat: Reforma në drejtësi dështim, 80% e çështjeve përtej afatit
29 Janar, 18:54
-
VKM/ Tirana do të organizojë Kongresin Botëror të së Drejtës në 2027, qeveria lëvron fondin 150 milionë lekë
29 Janar, 18:15
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Burg i hapur ‘hotel’ për ata që kanë edhe 2.6 vit burg/ Zbulohet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë: Vetëm për ata me 1 vit izolim, kritere të forta
29 Janar, 14:04
-
Lehtësohet lëvizja e qytetarëve shqiptarë drejt Malit të Zi me sigurimin 'Karton Jeshil' 1 vjeçar me çmim të reduktuar
29 Janar, 11:39
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhti!
28 Janar, 21:04
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht kreun e Prokurorisë së Lushnjës! KPK i gjeti Arben Dylës probleme me pasurinë
28 Janar, 15:31
TI JE PER MA NALT OR TAJ...
Përgjigju