Manja: PD është në krizë, bën
të fortin me ndërkombëtarët 

Manja: PD është në krizë, bën<br />të fortin me ndërkombëtarët 
Partia Socialiste e konsideron sjelljen e opozitës një krizë të brendshme që po tenton të shitet si një krizë e politikës në vend. I ftuar në Report TV, deputeti i PS-së, Ulsi Manja tha se PD po bën të fortin me ndërkombëtarët për shkak se është i dobët. 

Sa herë partitë politike kanë qenë në pozita të dobëta, kanë bërë të fortin me ndërkombëtarët. Por ata kanë qenë të qartë. Vendi i opozitës është në parlament. Mazhoranca mirëpret kërkesën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është përgjegjësi e jona, por këto nuk mund të reflektohen nga rruga, por brenda institucioneve. 

Me votimin e dekreteve të 4 ministrave, kjo mazhorancë jo vetëm nuk ka krizë parlamentare, por është mazhorancë e konsoliduar. Sot ka vetëm një krizë: është kriza politike e opozitës, e cila përmes bojkotit kërkon ta paraqesë krizën e saj, si krizë të politikës. Opozita po i bën dëm Shqipërisë me këtë sjellje
”,-tha Manja. 

Duke ju referuar koalicionit qeverisës dhe vijueshmërisë së tij, Manja tha se pavarësisht vendimit të LSI-së, PS ka ofertën e saj për qytetarët. 
“PS nuk ka asnjë lloj ankthi. Çështja e koalicioneve zgjedhore është çështje vullneti politik mes palëve. PS e ka ftuar LSI, dhe kjo tashmë është çështje që i takon aleatit. Ne do shkojmë para shqiptarëve me ofertën tonë përpara shqiptarëve. PS i ka ndezur motorët e fushatës elektorale në të gjithë vendin”,-tha Manja. 

Për deputetin e PS-së, njëkohësisht dhe hartues i reformës në drejtësi, zhbllokimi i reformës në drejtësi do të vijë pas 18 qershorit nëse opozita nuk reflekton. 
Mungesa e opozitës ka krijuar një ngërç përmbajtësor në zbatimin e reformës në drejtësi. Opozita e ka votuar Kushtetutën dhe është e detyruar ta zbatojë atë. Nuk mund t’i shmanget këtij fakti juridik përmes bojkotit dhe protestës. PD e ka kapur për fyti zbatimin e reformës me bojkotin e saj duke bllokuar vettingun duke ju shmangur përgjegjësisë së saj politike dhe kushtetuese. 
Nëse opozita nuk vjen përfundimisht në ngritjen e paneleve të vettingut, e vetmja zgjedhje ngelet 18 qershori. Vota e shqiptarëve do të vendosë, pse jo, edhe për fatin e reformës në drejtësi. Pala që ka bllokuar vettingun sot, aq shumë i dëshiruar nga shqiptarët, do të marrë në 18 qershor përgjegjësinë politike për zvarritjen e reformës në drejtësi. Ne si mazhorancë do të kërkojmë mbështetjen qytetarëve për ta çuar deri në fund zbatimin e reformës në drejtësi. Pas 18 qershorit palët politike fituese do t’i drejtohen Kuvendit për zhbllokimin e vettingut. Opozita ta kuptojë rëndësinë e veprimeve që po bën, të kthehet në Kuvend të votojë vettingun, dhe pastaj të vijojë punën për kërkesat e tjera të saj,
”-tha Manja. 

Ai shtoi se ditën e enjte do të miratohet me më shumë se 84 vota pjesa më e rëndësishme e paketës së reformës në drejtësi. 

Jemi në përfundim të paketës ligjore që kërkojnë 84 vota. Jemi thuajse në përfundim të rreth 27 ligjeve të reformës në drejtësi. Do të jenë këtë të enjte në axhendën parlamentare. Edhe paketa e dytë e reformës ka marrë rrugë dhe shumë shpejt do të përmbyllet. Janë të rëndësishme: janë ligji për Kodin Penal, Procedurën Penale, për Gjykatën e Lartë, Gjykatën Administrative, dhe një risi në legjislacionin tonë është Kodi për Procedurën Penale për të Miturit, duke ju bashkuar kështu vendeve të rajonit dhe bëhemi shtet avangard. 

Unë shpresoj që ditën e enjte të jenë më tepër se 84 vota, për të mbështetur këto projektligje. Kodet i kemi votuar me dakordësi në Komisionin e Ligjeve. Brenda koalicionit ka debate të karakterit teknik për projektligje të caktuara. Debati për ligjin për funksionimin e Ministrisë së Drejtësi është një moment i tejkaluar me LSI dhe do të votohet të enjten
”,-tha ndër të tjera deputeti socialist Ulsi Manja.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës