Manja ‘përplaset’ me Nokën për zgjedhjet në Kukës! Ministri: Do fitojmë ne se t’i e ktheve në bajrak privat! Deputeti ironizon: Keni hapur vende punë në Angli

 

Zgjedhjet në Kukës që do të mbahen të dielën, kanë sjellë debate në Kuvend mes Falmur Nokës dhe ministrit Ulsi Manja. Teksa lajmëroi që qeveria është në diskutime me Emiratet e Bashkuara arabe për financimin e turizmit malor në Shishtavec, Manja tha se qytetarët e Kukësit do votojnë PS se Flamur Noka vite më parë e ktheu në një bajrak privat. Ministri tha se PD s’ka bërë asnjë investim në Kukës gjatë kohës që qeveriste.

“Zgjedhjet e ditës së dielë janë të lira dhe demokratike. dëgjo me vëmendje flamur pse Kukësi duhet të na japë votën ne. Se të kanë provuar ty kaq shumë në Kukës sa kur ishe atje e ktheve në bajrak privat dhe e latë në mëshirë pa asnjë investim dhe filluar shpopullimin. Pse të na e japin ne? Se u ke ardhur t’i në majë të hundës mor Flamur. Investimet tona në Kukës nga dita që kemi ardhur në qeverisje, janë 10-fish më shumë se sa keni bërë ju. Shumë shpejt qeveria shqiptare ka paraqitur një master plan për zhvillimin e turizmit malor për Shishtavecin, që është në diskutim e sipër për t’u financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Do jetë në majën dhe elitën e turizmit malor në rajon. Saliu dhe ti, kush ju mund në beteja elektorale ju e quani kriminel elektoral”, tha Manja.  

Në replikën e tij, Noka ironizoi ministrin duke thënë se kanë hapur vende pune në Angli, në kuptimin që s’kanë bërë investime.

“Edhe je për të qesh edhe për të qarë. Rrugën e kombit kush e bëri dhe kush e taksoi. Rrugën nga Kukësi në Has dhe Tropojë e Gjakove, kush e bëri, sulltani jot apo qeveria e Berishës. Rrugën nga Kukësi në Shishtavec qeveria jote apo e Berishës. Më thuaj ti një shkollë që ke ndërtuar ti në Kukës një ujësjellës, një kanalizim që ka ndërtuar qeveria jote. Kujton ti se kuksianët do hanë fasada me bojë. Më thuaj një vend pune që ke krijuar? U ke krijuar vende pune në Angli. Jeni hajdutë”, tha Noka.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Kukës, Manja: Të dielën korrim fitoren, Emiratet gati të financojnë turizmin malor në Shishtavec! Opozita: Kriminel elektoral


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'