“Shqiptarët nuk do rendin pas marrëzisë së Bashës, dhe Partia Demokratike është dobësuar, ka problemet e veta”.
 
I ftuar në Report Tv në studion e lajmeve, deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja komentoi mbi ngërçin politik, zgjedhjet e Kavajës, dhe zgjedhjet e 18 qershorit.  
 
“Nëse Basha ka deklaruar që s do ketë zgjedhje atëherë ne nuk mund të shkojmë pas Bashës. Detyra jonë si mazhorancë është garantimi i zgjedhjeve të lira, nuk i bëjmë për PD. Basha kërkon zhbërjen e reformës në drejtës dhe tenton destabilizimin politik të vendit. Kjo sigurisht që ka edhe kosto ekonomike dhe kosto për imazhin e Shqipërisë dhe në fund e gjithë kostoja bie tek popullit, tek mirëqenia e popullit”, tha Manja.
 
Deputeti Manja gjithashtu komentoi edhe zgjedhjet e Kavajës që do mbahen me 7 maj dhe ato të 18 qershorit. Ai pohoi se me 7 maj në Kavajë nuk do të ndodhi asgjë dhe i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve.
 
“PS është duke bërë fushatë në Kavajë dhe po përgatitet për zgjedhjet e 7 majit dhe të 18 qershorit. Ajo që ne ju bëjmë thirrje qytetarëve është që të dalin masivisht ditën e votimeve dhe të mbështesin e votojnë kryebashkiakun që duan dhe të shmangin çdo lloj provokimi nga një grupim brenda PD që interes kanë destabilizimin e vendit, dhe nuk përfaqësojnë të gjithë demokratët e Shqipërisë. Me 7 maj në Kavajë nuk do të ndodhë asgjë”, u shpreh deputeti. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com