Replikat/ Manja-Bashës: Gjithë kjo dashuri për SPAK, pse nuk shkon për 21 janarin, rrugën e Kombit e lobimin rus? Kreu i PD: Të ngelën leshtë e mia në gojë

Replikat/ Manja-Bashës: Gjithë kjo dashuri për SPAK, pse nuk shkon për 21 janarin, rrugën e Kombit e lobimin rus? Kreu i PD: Të ngelën leshtë e mia në gojë

Lulzim Basha dhe Ulsi Manja

TIRANË- Me replika mes Ulsi Manja dhe kreut të PD, Lulzim Basha u zhvillua seanca plenare, ku ministri po jepte përgjigjet Partisë Demokratike për amnistinë penale. Ndërsa Alibeaj po hidhte akuza se me amnistinë u liruan të korruptuarit dhe se ishte një minim i punës së SPAK, Manja i kujtoi disa çështje të vjetra Lulzim Bashës.

Gjithë këtë ‘dashuri’ për SPAK, Manja i sugjeroi Bashës që ta tregojnë duke u vendosur në dispozicion të drejtësisë së re për 21 janarin, rrugën e Kombit apo çështjen e lobimit rus në Partinë Demokratike.

Ministri i Drejtësisë akuzoi PD-në se ka ngritur furtunën në gotë duke thënë se janë liruar të korruptuarit, por sipas tij ata janë vetëm 8 nënpunës, të cilët nuk janë zyrtarë të lartë.

Si mor burrë i dheut vjen dhe shet moral, vë dorën në zemër, qan për viktimat e drejtësisë. Kur the se dua amnisti për ata që godasin punonjësit e policisë, që i prenë dorën polices dhe vjen këtu e vë dorën në zemër dhe bën oralin e viktimave të këtyre që liruam nga amnistia. Ti je i pakënaqur me veten, kur s’u kënaqe kur të bëri Berisha ministër drejtësisë, s’ke për tu kënaq në këtë dynja, e keni mundësinë të tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të shkojë në SPAK dhe të thotë unë vihem në dispozicion që të hetohem për rrugën e Kombit se i kam shpëtuar me raport mjeku, e dashur drejtësi e re kam një çështje të lobimit rus që e ka pushuar Prokuroria e Tiranës dhe dua ta hetoni ju, kjo është më dashuria për SPAK. Është një çështje tjetër që ka thënë Strasburgu, 21 janari është krim shtetëror i pahetuar.

Moralisht të jesh ish ministër i Brendshëm të vriten 4 qytetarë të pafajshëm dhe mos të ndjesh detyrim moral të vihet në dispozicion të drejtësisë së re, ku është moral për SPAK, aty e keni, nëse e doni shkoni të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit. Kemi ngritur furtunën në gotë dhe keni hall politik, por mos barazoni veten me 8 fakir që sanksioni dhe vepra për të cilën janë dënuar e kanë nga gjobë deri në 3 vjet. Meqë jeni këtu tu jap një shifër, masa e dënimit të dhënët për këta ka qenë nga 8 muaj deri në 3 vjet, ju kemi fal nga 7 ditë deri në 1 vit e 5 muaj. Po të them ku janë 80 të dënuarit e SPAK që kanë përfituar dil e jep një emër. Kur t’i kesh emrat nga institucionet hajde këtu dhe thuaj. Ke për të ngel i pakënaqur gjithë jetën, se është çështje si je gatuar.

Përgjigja i erdhi nga Lulzim Basha, i cili i tha ministrit se “leshtë e tij i kanë ngelur në gojë”, ndërsa i tha që të merret më të vërtetat, dhe të tregojë se përse i gënjeu shqiptarët se nuk amnistoi të korruptuarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
‘Mua më bien flokët, ty të shtohen!’ Manja i përgjigjet Bashës dhe e sfidon të përballet me drejtësinë: Je gati ti si unë, të shkojmë atje?

1715246872_ulsimanja.png

Ministri Ulsi Manja i është përgjigjur komenteve të Lulzim Bashës në Kuvend. Manja tha se i dhimbset vetja që ia nuk ka flokë, ndërsa Bashë vetëm i shtohen. Manja e akuzoi se Bashën edhe të tijtë i thonë se ‘gënjen edhe për orën’, ndryshe nga sa bëjnë kolegët socialistë me të.

Manja e sfidoi Bashën që nëse është gati le të shkojnë të dy të përballen me drejtësinë.

'Nuk merrem me gjëra personale se bashkë jemi moshatarë jemi një gjeneratë më dhimbset vetja se ty të shtohen mua me bien. Kam hallin tim, kush thotë të vërtetën në këtë sallë secili do të besoj të vërtetën e vet. Ndryshe nga ti, kur të tutë thonë se edhe kur të pyet për orën gënjen këta të mitë nuk kanë arritur ta thonë për mua se ditën kur ta thonë do t’iki nga politika. Jam gati është bërë refren dosja 184. Jam gati të shkoj, A je gati ti për ato që fola unë, të shkojmë atje. Kjo mazhorancë ka meritën e madhe që vuri në gojën  shqiptarëve fjalën SPKA, një realitet i pamohueshëm sot për Shqipërinë dhe rrugëtimin në BE. Më dhimbset vetja se po ta shoh si grup, e shoh Açkën që sa herë flas unë u qan hallin ju.'- tha Manja.

Ora 11:40
Basha-Manjës: Pse merresh me leshtë e mi, të kanë ngelur leshtë e mi në gojë

 

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur ministrit Ulsi Manja gjatë seancës plenare, i cili e pyeti se përse nuk shkon në SPAK për 21 janarin. Basha i tha Manjës se “i kanë ngelur leshtë e tij në gojë”.

Që je rëndë kuptohet, se një njeri që s’ka argumente merret me gjëra personale. S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi. Të ngelen leshtë e mi në gojë, ti merru me të vërteta. Ke 11 vjet në qeveri, çoje në Prokurori, ti gënjen unë kam kërkuar heqjen e imunitetit këtu. Ju jeni mashtrues tjetër gjë thoni e bëni. 21 janari, a nuk i bëtë kryetar bashiksh pushkatarët e 21 janarit, a se vutë ju në front sebepin e 21 janarit. Ca ju ka penguar ju, pse duhej të prisnit Strasburgun. Pse i gënjeve shqiptarët kur amnistove të korruptuarit dhe vazhdon të mbash me ndjekje penal e prindërit e fëmijëve që u lëshove gaz për ti nxjerrë nga shtëpitë e tyre dhe protestues. Përgjigja është e thjeshtë se ti dhe shefi jot jeni nona e korrupsionit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata