Manjani: Berisha kurdisi vrasjet 
Të hënën të përgjigjet në Prokurori

Manjani: Berisha kurdisi vrasjet <br />Të hënën të përgjigjet në Prokurori
TIRANE - Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku I ka bërë thirrje ish kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha që të paraqitet në prokurori për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me akuzën e Tom Doshit për atentat.

Prokuroria I ka dërguar Berishës një ftesë që ai të merret në pyetje si person që ka dijeni për këtë rast por Berisha ka refuzuar deri më tani që të përgjigjet për këtë para hetuesve.

Manjani tha se Berisha e kishte kurdisur vetë këtë dhe ndaj duhet që të japë llogari para drejtësisë. “Berisha duhet të shkojë në Prokurori në orën 09:00 ditën e hënë dhe të japë llogari për gjithçka që di,”- tha Manjani.

Deklarata e plotë e Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani
 

Sot është një ditë e veçantë në fakt dhe unë në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua të uroj të gjithë mësuesit e Republikës së Shqipërisë, aktiv apo në pension, kudo qofshin, gëzuar festën e tyre. Është një festë e veçantë, është një festë që pa diskutim na bën të gjithëve të mendojmë, të reflektojmë për mësuesit, për mësueset, për të gjithë plejadën e gjeneratat e tyre që kanë kontribuar në këtë vend, në shoqërinë shqiptare, për të luftuar me injorancën me analfabetizmin dhe për të ngulur në mendjen tonë të gjithëve dijen, diturinë dhe progresin. Dhe kjo është sigurisht dhe një ditë e veçantë që na bën edhe të reflektojmë, na bën edhe të mendojmë se gjëra më të mira duhen bërë për mësuesit, për arsimin, për edukimin në tërësi.
 
Sot është një ditë që në flasim zakonisht për mësimin, është një ditë e mësimit. Është një ditë që të gjithë duhet të mësojmë dhe në këtë rast nuk duhet të mos sjell në vëmendjen tuaj, në vëmendjen e opinionit publik, nevojën për të mësuar edhe më shumë se sa kaq. E në radhë të parë, jam sot këtu që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të bëj me dije se ai që ka nevojë më shumë të mësojë sot, më shumë se asnjë ditë tjetër është Doktor Profesor Sali Berisha, i cili ka 20 e kusur vjet që refuzon të mësojë mësimin numër një të demokracisë, që ligji është mbi të gjithë, përfshirë edhe atë vetë, është mësimi numër një.
 
Dhe është një mësim shumë i rëndësishëm, sepse dhënë kjo në kontekstin që të gjithë e pamë dhe dëgjuam, se si për opinionin publik ai dha një deklaratë të kobshme që e dinte prej tre muajsh që dy deputetë të Parlamentit do të vriteshin dhe si bëri përshtypje fare. Kjo ka një domethënie fare të thjeshtë: ose z. Berisha, nxënësi i mirë për hir së vërtetës me nota të mira, por me sjellje jashtëzakonisht të keqe, duhet ta themi në këtë ditë të mësimit. Pra ose z. Berisha e kish kurdisur vetë këtë historinë e vrasjes dhe patjetër që duhet të mbajë përgjegjësi, ose kish kurdisur një histori sajese. Në të dy rastet është kurdisësi si orat alla-turke që ka 20 e sa vjet që vetëm kurdis në fakt, nuk është se shpik ndonjë gjë të re, por në çdo rast, standardi minimal ligjor i parashikuar në nenin 300, ta mësojë Doktori, i Kodit Penal, kishte dhe ka detyrimin për të kallëzuar një krim.
 
Çdo shtetas i një shteti që, dhe ky është standard demokratik gjithashtu, merr dijeni apo konstaton një krim konstaton një shkelje të ligjit është i detyruar ta kallëzojë atë. Dhe në qoftë se nuk e bën mban përgjegjësi penale dhe dënohet me burg. Këtë e thotë Kodi Penal, neni 300 i dashur Doktor.
 
Tani ky mësim shumë i rëndësishëm, sepse është gjithashtu në vetvete morali i nënshtrimit para ligjit. Doktori është thirrur edhe herë të tjera në Prokurori dhe sot të paktën u emëtua dhe publikisht, nuk ka shqiptarë që nuk e di, që Doktori në ora 9.00 duhet të shkojë në Prokurori.
 
Duhet të shkojë, duhet të shkojë dhe mësimi numër dy që duhet të mësojë sot është që duhet të shkojë me dëshirë. Duhet të shkojë me vullnet të lirë, makinën ia paguan akoma shteti dhe truprojat, kështu që ka për të shkuar në këmbë. Të shkojë siç i ka hije, ta bëjë atë dëshmi që ka për të bërë, po të dojë edhe të rrëfejë, sepse ka shumë për të rrëfyer, por sidoqoftë t’i përgjigjet pyetjeve një herë. Ne shpresojmë që kjo nuk është hera e parë që ai do të shkojë atje. Ka shumë herë që ai njeri duhet të shkojë atje, duhet të shkojë.
 
Por mbi të gjitha të provojë të shkojë vullnetarisht, sepse ky është një mësim shumë i rëndësishëm, që të mos shkojë tek mësimi numër tre, që për fat duhet t’ia japë ish-Kryetarja e Kuvendit, se ç’do do të thotë pastaj që të të kapin për zhelesh dhe kjo është një histori që është mirë të qëndrojë tek dy mësimet e para, që të mos shkojë te mësimi numër tre. Kështu që unë edhe një herë dua ta mbyll këtë konstatim publik, këtë ftesë publike për nxënësin me nota të mira, por me sjellje të keqe, Doktorin, që të mësojë mësimin ligjor.
 
T’i lërë deklaratat ose le t’i bëjë se ne nuk kemi ndërmend të merremi me gojën e tij, por t’i lërë deklaratat publike të pakonfirmuara dhe të paprovuara ose të shkojë t’i bëjë dhe duhet t’i bëjë nëse i ka të provuara në Prokurorinë e shtetit. Të gjitha të tjerat pastaj janë histori që i takojnë atij që t’i zgjedhë. Demokracia është edhe çështje zgjedhjesh. Faleminderit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron