Manjani falenderon Venecian për
kontributin e reformës në drejtësi

Manjani falenderon Venecian për<br />kontributin e reformës në drejtësi
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani falenderon Komisionion e Venecias për kontributin e dhënë në miratimin e reformës në drejtësi. Manjani njofton përmes Facebook-ut se një ditë më parë i është drejtuar me anë të një letre Presidentit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio ku i shpreh atij vlerësime për mbështetjen e dhënë nga ekspertët. 

Manjani kujton se Kushtetuta u ndryshua edhe në 2008-ën me konsensusin e PD-PS, por në asnjë rast nuk u pyet Venecia. Ndaj, thekson ai, votimi i javës së kaluar tregoi se marrëveshja PD-PS nuk mjafton për të pasur konsensus. 

manjani
 
"Dje nëpërmjet një letre zyrtare, falenderova Komisionin e Venecias dhe zotin Gianni Buquicchio. Kontributi i këtij think-tank, më i miri i rruzullit, ishte i jashtëzakonshëm! Na kushtuan vëmendje me shumë seriozitet pavarësisht krizës kushtetuese në Poloni e Hungari (anëtare të BE) dhe krizës së zakonshme në Turqi. Për dy raportet e ndërmjetme dhe raportin final, faleminderit Komisionit të Venecias! Kushtetutën e ndryshuam edhe plot katër herë të tjera para datës 21 Korrik! Ndërsa në 2008 ndryshuam ekuilibrin e pushteteve, Republikën e bëmë me kryeministër të fortë dhe me Parlament 100% partiak! Të djegur nga qumështi i zgjedhjes së Presidentit me vota të trafikuara, i frymë kosit të shumicës se reduktuar.
 
Në asnjë rast e për asnjë çështje të tillë nuk e pyetëm më parë Komisionin e Venecias! Marrëveshjet PS-PD i quajtëm më të rëndësishme...! Por, votimi i 21-22 Korrikut tregoi se marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus! Kështu që faleminderit Venecia!", 
shkruan Manjani në Facebook. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri