Pas akuzave të sotme të Donald Lu-së, lidhur me politikanët që sipas tij me deklaratat e tyre diskriminojnë ko,munitetin LGBTI, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, të cilin Donald Lu e kishte përmendur.

“Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT:

Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vemendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë!

Kjo është më e rëndësishme!

Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!”.

Ironia e Manjanit lidhur me përfshirjen e ambasadorit amerikan në çështjet e politikës shqiptare.

Pak më herët Manjani reagoi edhe Lidhur më deklaratat e djeshme të ambasadorit amerikan në Shqipëri, të bëra për Zërin e Amerikës, ku ky i fundit mohonte që ambasada amerikane të ketë dhënë fonde për organizatën Shoqëria e Hapur në Shqipëri, në mënyrë që qeveria e mjatë të kontrollojë sistemin gjyqësor në Shqipëri, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Sipas Manjanit, fokusi s’duhet të jetë nëse paratë janë dhënë apo jo nga organizatat e George Soros, por te kapja e sistemit të drejtësisë nga qeveria, gjë për të cilën, sipas Manjanit, ka gisht edhe Lu-ja:

Që të mos shfokusohet vëmendja:

Nuk ka shumë rëndësi sa para dhe a u harxhuan me Sorosin apo jo! Ky mund të jetë një argument plus, por jo thelbësor.

Rëndësi ka konstatimi që drejtësia ju dorëzua haptazi qeverisë! Ky është thelbi i problemit.

Të gjithë njerëzit dhe peshqit po e shohin qartë dhe çdo ditë këtë gjë!

Kryeministri është edhe Polic, edhe Prokuror edhe Gjykatës!

Ai të gjykon dhe dënon! Gjykata vetëm zbardh vendimet e Tij!

Prokurorët nxisin “gjyqe popullore” duke ekspozuar përgjime dhe thashetheme nëpër Ambasada dhe studio televizive!

Ndërkohë që belbëzojnë pa prova para gjykatës, të sigurtë që kjo e fundit vepron me urdhër ose presion!

Kjo nuk është drejtësi por poshtërsi!

Kush nuk e sheh këtë fakt, ka problem me sistemin demokratik!

Deklarata e Ylli Manjanit për çështjen "Soros"