Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me përplasjet e fundit brenda kampit të mazhorancës mes PS-së dhe LSI-së.

Deklaratat e disa prej përfaqësuesve të LSI-së, PS i ka cilësuar si nisje të fushatë për zgjedhjet e 18 qershorit. 

Por interpretimi që i jep anëtarësi i kryesisë së LSI është ironizuese. Manjani thotë se LSI ka nisur fushatën për votat dhe jo për mbjelljen e kanabisit. 

LSI po bën fushatë për vota- thotë PS! Po për çfarë tjetër? Për hashash, apo për të zgjedhur trafikantë! Po hyjmë në zgjedhje jo në mbjellje” shkruan Manjani në Twitter.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com