1. Të gjitha shtëpitë të cilat janë ndërtuar me mundin dhe me djersën e familjeve të Kamzës nuk do të mjaftohemi më me leje legalizimi politike por me certifikatë pronësie.
Prona është fillimi i gjithçkaje dhe ne nuk mund të tallemi pafundësisht siç është tallur ky shtet me mundin dhe djersën tuaj. Me certifikatën e pronësisë do ta fillojmë këtë punë.
2.ALUIZNI nuk mund të vazhdojë të jetë paralelisht me qeverinë. ALUIZNI për të legalizuar shkeljen e ligjit. ALUIZNI do të jetë një qendër që do të shërbejë për urbanizim.
3. Kamza ka nevojë për ujë, ka nevojë për ujësjellës, ka nevojë për nevojë për kanalizimi. Nuk mundet që Laknasi dhe Frutikultura do të jenë vendi i akumulimit të ujërave të zeza të gjithë bashkisë. Do të organizohen dhe urbanizohen ashtu siç meriton çdo qytetar i Evropës.
4. Do të paguhet çdo qindarkë që ky shtet i ka firmave për punën e papaguar sepse me punëtorët e Kamzës është ndërtuar Tirana dhe gjithë Shqipëria dhe është turp që nuk paguhet puna. Prandaj ky shtet do të paguajë çdo faturë dhe të jepet shpresa që puna do të kthehet tek punëtori, që ai që jeton me punë dhe djersë do të ketë një shpresë.
5. Ne kemi një program prej pesë pikash se si do të rritet punësimi dhe ai program është shkruar duke pasur parasysh Kamzën si prioritet. Pesë pika që nxisin punësimin sepse këtu janë njerëzit e punës dhe politika nuk mund të kthejë shpinën pafundësisht dhe të lërë njerëzit e punës pa punë.
6. Ne jemi parti e rinisë por nuk mund të lëmë pas dore pensionistët dhe as nuk mund të krenohemi që u rrit pensioni 10% dhe TVSH-ja 20%. Që këtu është -10%. Ne do të rrisim pensionet pa rritur çmimet. Ky është thelbi i rritjes së pensioneve dhe ky është thelbi i angazhimit tonë politike edhe për këtë shtresë.












