Manjani: Jam i bindur, KE do të
hapë negociatat me Shqipërinë

Manjani: Jam i bindur, KE do të<br />hapë negociatat me Shqipërinë
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur i bindur se Komisioni Europian do të hapë dritën jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë në raportin e 9 nëntorit.
 
Në një konferencë për mediat për punën një vjeçare në krye të ministrisë së Drejtësisë, Manjani tha se Reforma në Drejtësi ishte një nga kërkesat kryesore nga Brukseli, e cila u miratua dhe tani pritet zbatimi i saj.
 
"Për pak ditë shpresoj që edhe KE t'i japë mundësi Shqipërisë për celjen e negociatave, pritet një rekomandim pozitiv, pasi detyra kryesore ishte reforma në drejtësi.
 
Shqipëria i ka kryer detyrat dhe me shumë gjasa rekomandimi do të jepet nga KE për Shqipërinë.
 
Jetojmë në një moment kur edhe BE ka problemet e veta të brendshme.
 
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese ishte përgjigja më e mirë për skeptikët. Shqipëria dhe garanci maksimale, që reforma, jo vetëm u bë, por tashmë është garanci themelore.
 
Nuk përjashtohen që mund të ketë pasur edhe gabime në ndryshimet kushtetuese, por e rëndësishme është që u miratua dhe të zbatohet.
 
Jam i bindur që do të marrim rekomandim pozitiv për celjen e negociatave, kushtet pastaj janë cështje tjetër
"tha ai.
 
Përsa i përket ligjit të pronave, ministri vlerësoi opinionin e Komisionit të Venecias dhe se per 10 vite do te mbyllet procesi.
 
"Vlerësimi i Komisionit të Venecias për ligjin e pronave, i kënaqshëm. Në vitin e fundit është bërë një punë voluminoze.
 
34 ish-pronarë sot kanë mbyllur dosjet njëherë për t'u kompensuar, do të vazhdojë puna me të njëjtin ritëm dhe kemi rënë dakord që në 10 vitet e ardhshme kjo punë të mbyllet.
 
Theksin e kemi vendosur te kthimi fizik, aty ku prona është e lirë. Ligji i pronave rregullon edhe klimën e biznesin.
 
Komisioni i Venecias na ka mbështetur, shpresojmë që edhe Gjykata Kushtetuese të bëjë ratifikimin.
 
Gjykimi Kushtueses ishte dhe mbetet vlerë e shtuar, ata që u ankuan bënë shumë mirë.
 
Gjithçka është shteruar në mënyrë të plotë, pasi me vendimin e Venecias mori një zgjidhje përfundimtare
". 

Përsa i përket ankesave për çështjet gjyqësore, Manjani tha se nuk mundet që të ndërhyjë në punën e gjyqësorit dhe se e vetmja gjë që mund të bëjë janë procedimet. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave