Manjani në Kongresin e dytë të 
​SYRIZA:Parti për tu marrë shembull

Manjani në Kongresin e dytë të <br />​SYRIZA:Parti për tu marrë shembull
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka marrë në Kongresin e Dytë të SYRIZA-s. Manjani përfaqësoi LSI në këtë kongres, gjatë të cilit u prezantua programi e ri politik i kësaj partie.

Ministri ka postuar në facebok opinionin e tij në lidhje me zhvillimin e këtij kongresi. “SYRIZA një parti e re për tu marrë shembull! Alternativë reale e të majtës modern”, është shprehur Manjani. 
 
“Jetojmë në një kohë kur elitat politike në shoqërinë globale janë shkëputur ndjeshëm nga realiteti njerëzor.
 
Shoqëria po polarizohet gjithnjë e më shumë, pavarësisht rënies së barrierave tradicionale!

Mënyra më e "sukseshme" e të bërit politikë është Populizmi!
 
Në këto kushte reforma numër 1 duhet të jetë reforma politike.

Na duhet një politikë përfaqësuese dhe jo polarizuese! Një politikë e thjeshtë dhe jo që komunikon "thjeshtë"! Një politikë që ngushton dallimet duke garantuar dinjitetin njerëzor!
 
Bashkëpunimi dhe dialogu i përhershëm janë mjetet më të suksesshme të të bërit politikë. Vendimet konsensuale janë domosdoshmëri për rritjen e besimit tek politika. Edhe kur nuk jemi dakort, respekti për kundërshtarin është detyrë.
 
Qëllimi është udhëheqja e shoqërisë drejt mirëqenies. Mirëqenia kërkon punë. Puna bën ekonominë. Detyra e politikës është të krijojë klimën më të mirë të mundshme për të bërë ekonomi.
 
Në veçanti e majta Europiane është e çoroditur dhe pa shumë alternativa. E fundit alternativë e suksesshme ishte ajo e Blair.
 
Aktualisht funksionon Alternativa Cipras. E majta moderne e shekullit te ri që nuk resht së mbrojturi njerëzit në nevojë dhe nuk pranon asnjë pazar me dinjitetin e njeriut!
 
Integrimi i shtresave apo grupimeve sociale pa dallim në shoqërinë greke është filozofia politike e drejtimit aktual.
 
Me këto parime e me këtë filozofi Greqia nën drejtimin e Kryeministrit Cipras kaloi dallgën financiare më të madhe të kohës moderne! Nuk ka përfunduar ende, por Greqia duket në rrugë të mbarë.
 
Reforma të thella, por me dinjitet! Nxitje e biznesit në shërbim të ekonomisë kombëtare, por trajtim dinjitoz për të varfrit dhe të pamundurit! Arsim të brezit të ri nëpërmjet një politike arsimore pa diskriminim!
 
SYRIZA një parti e re për tu marrë shembull! Alternativë reale e të majtës moderne.
 
Suksese punimeve të kongresit te dytë të saj",
ka shkruar Manjani.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptrja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Protesta për vrasjen e Pogradecit, më e madhe se protestat e PD para bashkisë apo shtëpisë Berishës

Spahiu: Protesta për vrasjen e Pogradecit, më e madhe se protestat e PD para bashkisë apo shtëpisë Berishës