Ish – ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani  ka bërë një parashikim të zymtë në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve në vend.
 
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Manjani shkruan se në vitin 1997 u fajësua Qeveria për kaosin e krijuar dhe jo opozita.
 
Manjani shkruan se edhe në vitin 2017 do të fajësohet Qeveria dhe jo Opozita. “Meqë ra fjala te ’97, kemi  fajësuar qeverinë e kohës si shkaktare të saj dhe jo opozitën!  Edhe në 2017 njësoj do të jetë! S’ka iluzion për këtë!”,- shkruan ministri në Facebook.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com