Manjani-prokurorëve: Hetoni 
zyrtarët e lartë nisur nga unë 

Manjani-prokurorëve: Hetoni <br />zyrtarët e lartë nisur nga unë 
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkoi nga prokurorët zbardhjen e dosjeve të abuzimeve të çdo zyrtari që abuzon. Në takimin me Unionin e Prokurorëve, Manjani tha se krimi i rrugës dhe ai në zyrën e shtetit duhet të ndëshkohet.Gjatë punimeve të tryezës së unionit të prokurorëve, këta të fundit kërkuan nga ministri të vijojë punën kontributin për reformën në drejtësi.

“Dosja hetimore është më sekrete në gazetë se në prokurori. Është faji i sistemit që kemi zgjedhur, një sistem hibrid që në shoqëri si e jona nuk funksionon. Nuk kemi pse të vendosim afate. Ftesa ime për shërbimin e prokurorisë ka qënë dhe mbetet e qartë, zbardhi dosjen dhe bashkë me të aferat e çdo zyrtari që abuzon, ministër a çfarëdo qoftë ai. Dhe nëse prokurori stepet përpara abuzuesit, sigurisht që nuk ka reformë që bën derman. Duhet ta qepim këtë sistem, ta kopsisim. Krimi në rrugë dhe krimi në zyrën e shtetit duhet të ndëshkohet dhe kët ënuk e diskutojmë fare. Po bëri këtë prokuroria, besoj se ka zgjidhuar çështjen e besimit që i mungon sot opinionit publik ndaj gjyqësorit, drejtësisë dhe shtetit”, ka thënë Manjani.

Ministri ka kërkuar prokurorë aktiv që i dalin zot hetimit. “Të nderuar prokurorë ju jeni përditë në detyrë, firmosni urdhër­arreste, akuza jeni në përballje me
elementë kriminalë. Nuk kam ndërmend të hyj në retorikë publike me asnjërin prej jush për sa kohë jeni në detyrë. Kam shprehur mbështetjen për të gjithë prokurorët që vazhdojnë detyrën në përputhje me ligjet. Duhet ta çojmë më para këtë punë. Na duhet një prokuror aktiv, që të jetë zot që në fillim të hetimit. Jo të hyjmë tek sekretari i prokurorit. Dosja hetimore është më sekret në gazetë se në prokurori. Nuk është faji juaj, por i sistemit hibrid që në një shoqëri si e jona nuk funksionon. Mbetem përkrahës i homogjenitetit në gjykimin penal. Nuk kemi pse t’i vendosim vetes afate që në filan kohë do ndodhë një gjë”
, u shpreh ai.

Minsitri ka dhënë mesazhe të qarta për prokurorët.“Ftesa ime për shërbimin e prokurorisë ka qenë dhe mbetet e qartë. Zbardhni dosjen e çdo zyrtari, ministër
apo çfarëdo qoftë ai. Nëse prokurorët stepen para abuzuesit, nuk ka reformë që i bën fajde kësaj gjëje. Bashkë duhet të ndërtojmë sistemin dhe duhet ta qepim
këtë sistem që të mos rrjedhë asgjë. Por ju lutem shumë edhe brenda sistemit jepni përgjigje proporcionale krimit. Nëse ka patur kritikë ndaj jush, ka qenë krimi
në rrugë dhe krimi në zyrën e shtetit duhet të ndëshkohet. Pikë mbaroi. Po bëri këtë prokuroria besoj e ka zgjedhur çështjen e besimit. Nga kjo pikëpamje unë si
Ministër i Drejtësisë kam qenë dhe mbetem përkrahës i kësaj prokurorie. Dua t’ju përgëzoj, dua t’i uroj unionit tuaj jetë të gjatë, punë të mbarë! T’i uroj
mirëseardhjen në mjedisin publik, sigurisht jo të na i thoni sekretet hetimore, jo se nuk i duam, se vdesim nga kurioziteti por kjo nuk është rruga ligjore. Të arrijmë
në vendime të mira të përbashkëta”
, deklaroi Manjani.

unioni i prokuroreve

Prokurorët: Stop Fushatës denigruese ndaj nesh
Ndërsa kreu i Unionit të Prokurorëve, Ndini Tavani tha se fushata denigruese dhe etiketimet negative duhet të ndalen, për të mos cënuar punën e përditshme të organit të akuzës.

“Etiketimet negative të ndalin për të mos cënuar punën e përditshme pëMinistri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkoi nga prokurorët zbardhjen e dosjeve të abuzimeve të çdo zyrtari që abuzon. Në takimin me Unionin e Prokurorëve, Manjani tha se krimi i rrugës dhe ai në zyrën e shtetit duhet të ndëshkohet.r moskrijimin e tensioneve të mëdha ndaj punës tonë dhe për të mos rritur mosbesimin në publik”, është shprehur z. Tavani.

unioni i prokuroreve

unioni i prokuroreve

Redaksia online
(S./shqiptartja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin