Manjani:Puç Kushtetues,Kuvendi
me axhendë politike,jo shtetërore

Manjani:Puç Kushtetues,Kuvendi<br />me axhendë politike,jo shtetërore<br>
Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani gjatë një interviste për Report TV ngre shqetësimin se Kuvendi nuk po zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese duke bllokuar reformën në drejtësi për shkak të axhendës politike.

Manjani thotë se KLGJ dhe KLP edhe po të ngrihen sot, nuk mund të marrin vendime, pasi Kushtetuesja ka rrëzuar disa nene në ligjin për funksionimin e tyre dhe Kuvendi nuk ka ndërhyrë prej 8 muajsh për të mbushur boshllëkun ligjor. 

Pjesë nga intervista me Ylli Manjanin
Gazetarja: Kane kaluar me shumë se dy vite që kur janë miratuar ndryshimet kushtetuese dhe ende nuk janë miratuar dhe nuk janë ngritur akoma dy organet kryesore të paktën Këshilli i lartë i prokurorisë dhe ai i gjyqësorit, sipas jush nuk janë ngritur për mungesë të vullnetit politik apo reforma u shkrua me nxitim dhe u shkrua me gabime, shkak që sjellin këto vonesa nëpër institucione?

Ylli Manjani: Ky operacion është pasojë e vendimmarrjes së gabuar, unë nuk dua të hyj në debatin që kush e do reformën dhe kush nuk e do reformën se kjo është një pisllëk politik qe e perdor politika për të mbuluar pisllëqet e veta. Gabimi themelor i kësaj reforme ishte vendosja në qendër të vëmendjes parlamentin, parlamenti është një institucion politik, duam apo nuk duam ne ka ngarkesë politike. Një parlament jo funksional që e ka më lehtë ta shkele kushtetutën se ta zbatojë atë. Dokumentet ligjore të mos shkonin në kriteret përjashtuese super strikte sepse Shqipëria është një vend i vogël dhe burimet njerëzore i ka me shume kufizime pra kjo është pasoja e asaj qe ne kemi ndërtuar. Tashmë një shtet super politik pasi politika merret me gjithçka vetëm me çështje politike nuk merret është kaos.

Gazetarja: Ne prill të vitit të shkuar gjykata kushtetuese ka rrëzuar disa nene të ligjit për organet e sistemit të drejtësisë çka pamundëson funksionimin normal të KLGJ dhe KLP, kuvendi është me tetë muaj vonesë dhe nuk ka shfaqur vullnet për ta ndryshuar ligjin...

Ylli Manjani: Sepse kuvendi është mekanizëm politik axhenda e kuvendit është politike jo shtetërore. Po na zë prilli i 2018 dhe ka ende vakum ligjor ata nuk mblidhen dot të marrin një vendim.

Gazetarja: Në këto kushte ku jemi a ka një mekanizëm që e detyron kuvendin të nisë procedurat për reflektimin e vendimit kushtetues në ligj?
Ylli Manjani: Ka më mekanizëm të detyruar më shumë se dispozita kushtetuese.

Gazetarja: As opozita nuk duket e shqetësuar për këtë pikë?
Ylli Manjani: Sigurisht që jo sepse edhe opozita ka një axhendë politike

Gazetarja: Gjithmonë politika është justifikuar me shumë qëndrime që merr nga partnerët ndërkombëtarë misionet e EURALIUS dhe OPDAT, a kanë faj këto dy misione për këtë gjendje në të cilën ndodhet sot sistemi i drejtësisë?

Ylli Manjani: Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi, misioni i EURALIUS është i menaxhuar nga axhenda e shefes së delegacionit të BE ata nuk nxjerrin dot asnjë produkt pa marrë miratimin nga shefja e delegacionit.

a.d/d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë