Sali Berisha ka përdorur grupin Parlamentar të PD, për t'iu ankuar të gjithë bordeve të donatorëve të UNDP, ILO, UNICEF, USAID etj, se “Znj. Rama sipas gjithë ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, është gjendur përballë konfliktet të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana juaj per të kryer matje, analiza apo vlerësime ekonomike apo sociale për Shqipërinë përsa kohë që bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit”.
E thënë më thjeshtë u kërkojnë atyre që Linda Rama të mos bëj më atë punë që ka bërë gjithë jetën e saj pasi burri i saj është kryeministër, një fakt ky botërisht i njohur dhe prej vet organizative që angazhojnë prej vitit 1994 Linda Ramën si eksperte në këtë fushë.
Linda Rama është bashkëautore e Raportit vjetor të PNUDN prej raportit të vitit 1995 e deri më sot, përfshi dhe periudhën kur ka qeverisur Berisha në të dy mandatet. Standardet profesionale të raportimit nuk janë cenuar as kur ka qenë Berisha kryeministër as kur ka qenë Edi Rama. Madje po qe se opozita do të përdor ndonjë gjë efikase kundër qeverisë, raporti i fundit i zonjës Rama është shumë herë më efikas se broçkullat e PD kundër Edi Ramës kryeministër.
Por nuk po merremi me standardet e saj profesionale, se për atë përgjigjen vet donatorët që e marrin si eksperte, por për modelin që Berisha kërkon tu imponoj shqiptarëve për gruan e kryeministrit.
Si duhet ta kemi zonjën e parë të Kryeministrit si Liri Berisha, që shëtiste tribunë më tribunë me Rezart Taçin për të shitur 25 mij dollarë një bluzë sporti, për të ashtuquajturin Fondacion të saj, dhe që me ato foto Rezart Taçit i hapeshin dyert e blerjes së ARMO dhe tregtisë së paligjshme të naftës D2 në vend?
Apo si ankandet e saj banale, ku biznesmenët viheshin në resht nga zyra e tatimeve të blinin piktura që i harronin ti merrnin me vete me shuma marramendëse sikur ishin piktura të Picasos?
Se këto dy modele kemi të krahasueshme. Një grua kryeministri profesioniste e studimeve ekonomike që punon për organizatat ndërkombëtare prej 30 vitesh, dhe një grua që për shkak se është grua e kryeministrit tarifon biznesmenët e vendit për fondacionin e saj. Vetëm per Rezart Taçin shtypi ka raportuar 6 milion euro. Nuk po flasim për ankandet ku fillonte piktura mbi 100 mijë euro dhe pastaj gjendje tek zyra e Sali Berishes.
Problemi që ka Berisha në këtë fushatë histerike nuk është ekspertja Linda Rama, por brenga e tij që së bashku me të edhe gruaja e tij është sanksionuar “non grata” për korrupsion madhor. Pra njësoj si ai, gruaja e tij është një hajdute e certifikuar për shqiptarët edhe për ato që ka bërë si “zonjë e parë” dhe tani nuk e zë vendi që meqë nuk mund dot Edi Ramën, të paktën të nxjerr inatin mbi gruan e tij si eksperte ndërkombëtare e ekonomisë.
Dhe më e rënda për këtë është se përdor logon e Grupit parlamentar të PD, në një fletërrufe ku nuk jepet asnjë fakt, asnjë argument, asnjë paragraf se ku Linda Rama gënjen apo zbukuron shifrat. Thjesht është grua me biografi të keqe se ka burrin kryeministër. Tamam si Sekretar partie.
Ka apo jo konflikt interesi ne kete mes? Pavaresia e Linda Rames dhe hajduteria e Liri Berishes eshte problem i instucioneve perkatese. Konflikti i interesit eshte i paster dhe vete Linda Rama ne funksion te integritetit te saj profesional dhe moral duhej te jepte doreheqjen.
PërgjigjuPër Liri Berishën mjafton të pyesni në spitalin Gaslini në Xhenova të Italisë. Mund të na pyesni një e nga një ne prindërit e fëmijëve të sëmurë
PërgjigjuNëse ti ke fëmijë, bota është drejt zhdukjes.