Manjani: Qendrimi i Nishanit, politik
gjyqësori është i varur nga PD

Manjani: Qendrimi i Nishanit, politik<br />gjyqësori është i varur nga PD
TIRANE- Pas kthimit të tre ligjeve nga ana e Presidentit Bujar Nishani, kanë reaguar edhe konstitucionalistët. Nënkryetari i LSI Ylli Manjani thotë për “A1 Report” se qëndrimi i presidentit Nishani është politik dhe se nuk është i bazuar në Kushtetutë. Sipas Manjanit, kreu i shtetit shqiptar dëshmon qëndrim politik të njëanshëm “duke mos kryer funksionin e tij kushtetues”. Konstitucionalisti Manjani tha se reforma në drejtësi është e nevojshme, pasi sipas tij sistemi gjyqësor në vend është i varur nga PD
 
“Presidenti i Republikës ka kohë që ka dëshmuar një rreshtim politik të njëanshëm. Nuk po kryen funksionin e tij kushtetues, por përpiqet të krijojë idenë se i shërben PD, atyre që e kanë zgjedhur. Nuk i referohet Kushtetutës, por kodit të vet, dhe të PD. Nuk di cilën president të besoj, Bujar Nishanin i cili para pak kohësh akuzoi vetë gjykatën, apo presidentin e Republikës që përpiqet të shfaqet si pengues i reformave në vend. Reforma në drejtësi do të vijojë dhe nuk ka as përfaqësues të PD që mund ta ndalojnë. Jemi shumë larg kushteve të pavarësisë së gjyqësorit, pasi është i varur krejtësisht nga PD. Të gjithë e dinë se duhet të falen te presidenti i vendit dhe te KLD për këtë çështje. Kujtojnë se dëmtojnë mazhorancën, por dëmtohet vendi. Po kërkojmë të krijojmë instrumente institucionale që të funksionojë gjyqësori, pasi sot nuk është i pavarur. PD i ka miratuar ligjet, por do të shprehet për presidentin dhe për dekretet. Ato nuk kanë argument ligjor apo kushtetues, por kanë vetëm argument politik. Reformat nuk janë vetëm ligje, por janë edhe akte administrative. Nuk ka fuqi presidenti të ushtrojë veto mbi reformat”, u shpreh Manjani.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë