TIRANË - Një polic i Spitalit të Burgjeve është shkarkuar nga detyra me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani pasi ka qëlluar me armën e shërbimit ndërsa ishte në gjendje të dehur.
 
Bëhet fjalë për efektivin Kujtim Ismaili i cili ka shkrepur armën pranë një lokali në Baldushk në periferi të Tiranës, ku polici i Spitalit të Burgjeve ishte duke konsumuar alkool.
 
Ministri i Drejtësisë është treguar i ashpër, ku jo vetëm e ka shkarkuar por edhe ka kërkuar hetimin e tij dhe gjykimin në rrethana rënduese.
 
"Punonjësi i padenjë për të shërbyer! Të hetohet e gjykohet në rrethana rënduese", u shpreh Manjani.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)