Manjani:Të ndryshojë kultura
sovjetike e ndjekjes penale

Manjani:Të ndryshojë kultura<br />sovjetike e ndjekjes penale
“Duhet të ndahemi një herë e mirë nga një kulturë sovjetike që gjendet në politikën e ndjekjes penale. Asnjë nuk duhet të rrijë në burg pa prova.” Ky ishte mesazhi që Ministri i Drejtësi, Ylli Manjani u përcolli dje deputetëve gjatë shqyrtimit të amnistisë në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare. Manjani tha se do të rishkruhet Kodi i Procedurës Penale duke rregulluar këtë shqetësim të ministrit, ku çdo i dyshuar përfundon në burg.

“E thashë që në fillim dhe jam i bindur për këtë gjë, që nuk është sigurisht amnistia zgjidhja për politikën penale për asnjë shtet. Këtu në Parlament shumë shpejt do të vijnë ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës edhe për shkak dhe në kuadër të Reformës në drejtësi, por edhe për shkak se duhet të ndahemi një herë e mirë nga një kulturë sovjetike që gjendet në politikën e ndjekjes penale. Kush është kjo kulturë sovjetike? Kultura është që personi arrestohet, pra masa më e parë që merret është arresti dhe kënaqet gjithë opinioni publik. Ky është sovjetizëm, është drejtësi popullore dhe është e papranueshme për standardet demokratike. Njeriu futet në burg vetëm me prova dhe ky do jetë ligji që do të propozojmë”,-tha Manjani.

Ministri i Drejtësisë tha se kodi i ri është shkruar dhe do të vijë së shpejti në Kuvend.  “E kemi shkruar dhe do ua sjellim, pastaj mund të ndahemi parimisht ose mund të bashkohemi parimisht. Por është momenti që ndjekja penale në Republikën e Shqipërisë të kalojë nga sovjetizmi te Europianizmi. që do të thotë edhe një herë e theksoj, burgu është mjeti i fundit, nuk është i pari në listën e ndëshkimeve.

Dhe në qoftë se ne do e pranojmë këtë lloj reforme jam i bindur që kemi bërë reformën më të rëndësishme të ndjekjes penale në Republikën e Shqipërisë. Po ju ftoj ta ruajmë këtë diskutim për një temë të mëvonshme sepse do jetë jo pak e diskutueshme”,
-përfundoi Manjani. Këto deklarata Ministri i Drejtësisë i bëri dje, teksa ishte i pranishëm në Komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe atë për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku u shqyrtua dhe u miratua ligji “Për Amnistinë”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen