Manjani: Transformimi duhet të nis
nga gjyqësori, s'e beson askush

Transformimi i sistemit të drejtësisë duhet të fillojë nga gjyqësori. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në konferencën me temë: "Sistemi i drejtësisë në udhëkryqin e transformimit".
 
Kjo pasi sipas Manjanit, gjykatat kanë humbur pothuajse 100% besueshmërinë e qytetarëve.
 
"Po duhet t'ia fillojmë nga gjyqësori sepse nuk ka rrugë tjetër për të garantuar qeverisje të mirë në të gjitha kuptimet e saj. Duhet të fillojmë nga gjyqësori sepse nuk e beson askush. Pjesa publike-mediatike shton helmin e saj. Jemi afër 100% të mosbesueshmërisë së gjykatave. Kjo është situata ku jemi. Duhet të fillojmë nga një sistem pastrimi, të ngrejmë një gjykatë të besueshme por jo me të njëjtat fytyra të cilët janë pjesë e kulturës së problemit," tha Manjani.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse