Manjani: Unë në listat e LSI, por
jo për deputet. Meta: Nuk pranoi

Manjani: Unë në listat e LSI, por<br />jo për deputet. Meta: Nuk pranoi
TIRANË-Ylli Manjani, ish-ministri i LSI në kabinetin qeverisës ka sqaruar sot përfshirjen e emrit të tij nga Meta në listat për deputetë.

Manjani sqaron se përfshirja e tij në lista ka qenë thjesht formale ndërsa shton se politika bëhet dhe pa qenë deputet në Parlament.

“Sa i takon lajmit të "jashtëzakonshëm" të futjes sime në listë, sqaroj se: Sot jam propozuar për të qenë thjesht listë, por jo për deputet! LSI vijoj t'i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë! Këtë kam bërë gjithmonë!”, shkruan manjani në rrjetin social, Facebook.

Gjatë konferencës për shtyp ku prezantoi listën për qarkun e Tiranës, Ilir Meta ka komentuar tërheqjen e Ylli Manjanit duke deklaruar se ai nuk pranoi.
 
"Unë nuk komunikoj me statuse, por në mënyrë institucionale, aq më tepër me anëtarët e Kryesisë, ku secili merr vendimin e tij.
 
Nuk ka pranuar që të jetë në listë. Listat i bëjnë forumet, unë vazhdoj të jem kryetar deri në mbrëmje.
 
Falenderoj Luan Ramën dhe të tjerët që e përqafojnë me bindje sloganin 'të rinjtë janë të parët" 
tha ai.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën