Manjola Kamyze Trebicka: Të ndërtohet teatër i ri! Si? Ku? Çështje e politikës!

Për të Shqipëria, Tirana ku ka lindur edhe ka jetuar është toka edhe rrënjët, pjesa tjetër Franca, janë degët edhe lulet. Balanca e saj tani është më shumë në Francë, sesa në Shqipëri. Por në këtë intervistë për kamerën e “Reporttv”, pianistja që mban titullin nga shteti francez “Kalorëse e Palmave Akademike”, Manjola Kamyze Trebicka teksa rrëfen rrugëtimin e saj nga Tirana në Francë, shprehet se nuk do të ishte asnjëherë ajo që është sot, nëse nuk do të ishte lindur, rritur edhe edukuar në Shqipëri.

Manjola Kamyze Trebickës, para disa muajsh sopranoja Inva Mula i propozoi që të ishte pjesë e festivalit “MIK” në Korçë për dy arsye. Fillimisht për konsideratat si artiste, por edhe për origjinën nga ana e babait të saj, aktorit të mirënjohur Roland Trebicka.

Për mua është gjithmonë një dëshirë edhe nder që të luaj në vendin tim të lindjes, në vendin ku kam marrë të gjitha bazat e pianos, në Shqipëri. Por ishte një nder, që të merrja pjesë në Natën Franceze. Në Korçë kam qenë shumë pak herë, babai im Roland Trebicka ka luajtur atje, por jo në mënyrë të vazhdueshme. Por, emocioni im ishte i madh, sepse herës së fundit që im atë u ngjit në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupit” ishte për vlerësimin që pati, si “Qytetar nderi” dhe “Mjeshtër i madh”.

 Manjola Kamyze Trebicka, pianiste

Unë kam 25 vite që kam ikur edhe u bënë pesë vite që ai nuk është më aty. Isha mësuar 20 vitet e para me këtë mungesë. Unë nisem me idenë, që fakti që ai na ka lënë një thesar që është i filmuar, këtë mund që t’ua transmetoj edhe fëmijëve të mi. Ajo që më mungon më shumë është zëri, zëri në telefon. Për mua ai është gjithmonë aty, edhe pse ka raste që më pushton një lloj trishtimi i pashpjeguar, që ai është aty diku me mua.

 Manjola Kamyze Trebicka, pianiste

Këshilla nëpërmjet së cilës e ndien më pranë?

E mbaj mend kur linda fëmijët, që më tha: ‘Do t’i dua shumë. Mos ji shumë e rreptë me ta edhe mos harro kurrë atë për të cilën ke lënë vendin tënd, mos harro pianon’...

 Manjola Kamyze Trebicka, pianiste

Dëshira e pianistes është që artistët në Shqipëri të kenë një Teatër të ri Kombëtar, se cila është mënyra që do të arrihet kjo gjë, është çështje e politikës.

Kur kam ardhur para dy vitesh për të luajtur një recital në opera, një ditë para koncertit tim ishte premiera e “Rigoletto-s”. Shkova në skenë për të takuar artistët. Midis të tjerëve ishte edhe një person me emër edhe mbiemër, që i thashë: “Gëzohem, nuk ju njoh”. Më vonë më thanë, që është kryetari i bashkisë së Tiranës. I thashë: “Më vjen keq zotëri, por unë jam artiste edhe nuk merrem me politikën”. Edhe sikur të mos ishte fare çështje e Teatrit Kombëtar, a duhet që të ndërtohet një teatër i ri? Duhet patjetër, duhet të ndërtohet një teatër i ri, sepse kushtet në atë teatër nuk janë më. Unë e kujtoj që babi thoshte, se ka korrente gjithandej. Por, a duhet që të ndërtohet aty ku është, të mbahet ajo ndërtesë tjetër, apo të bëhet një ndërtesë tjetër, kjo pastaj është çështje e politikës edhe e medies. Nuk është më puna ime, por për ata që kanë mbetur edhe për brezat e rinj, pyetjes: A duhet një teatër i ri? Po, duhet një teatër i ri. Si, ku dhe në ç’mënyrë, nuk më takon mua?

 Manjola Kamyze Trebicka, pianiste

Manjola Trebicka tregon edhe për rolin e pedagoges, që ka në Shkollën e Legjionit në Francë, ndalet edhe tek marrëdhënia që ka më dy fëmijët e saj, por edhe tek projektet, si pianiste.

Pianistja shqiptare Manjola Kamyze Trebicka prej 25 vitesh jeton edhe punon në Francë. Për merita të veçanta nga shteti francez është vlerësuar me titullin “Kalorëse e Palmave Akademike”, urdhëri më i lartë i krijuar nga Napoleon Bonaparti që në vitin 1808. U akordohet personaliteteve të shquara në Francë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit