TIRANE- Kur gjendemi vetëm katër muaji përpara zgjedhjeve vendore, për 61 bashkitë e vendit, Partia Demokratike edhe pse zyrtarisht pritet të nis konsultimet për kandidatët javës që vjen, në nëntekstin e demokratëve dalin disa emra që lakohen si kandidatët të PD-së në garën zgjedhore.

Kështu bashkia Korçës është ajo që po josh kreun aktual të demokratëve në këtë qytet, Andrea Manon. Mesa duket ky është emri që potencialisht është më i përshtatshëm për të përfaqësuar Partinë Demokratike në garë për bashkinë e Korçës. Ndërkohë, vetë kreu aktual i PD-së në Korçë, i pyetur për mundësinë e knadidimit të tij për bashkinë e Korçës, nuk e mohon faktin se gara në zgjedhje është një sfidë joshëse për të.