Manovra me Jet-Ski në det, përplaset dy italianët në Velipojë! Humb jetën 19-vjeçari, arrestohet kunati i tij (EMRAT)

Manovra me Jet-Ski në det, përplaset dy italianët në Velipojë! Humb jetën 19-vjeçari, arrestohet kunati i tij (EMRAT)

Dy Jet-Ski me të cilat u përplasën italianët

VELIPOJË- Një turist italian ka humbur jetën një ditë më parë, 18 gusht, në spitalin e Shkodrës, pas përplasjet me Jet-Ski në plazhin e Velipojës. 19-vjeçari Nicola Lorio kishte ardhur për pushime në vendin tonë, por humbi jetën si pasojë e manovrave që po kryente me kunatin e tij me Jet Ski. Të dy po kryenin manovra dhe më pas dy mjetet janë përplasur në det, 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë.

I riu mori plagë të rënda në kokë dhe në qafë si pasojë e përplasjes dhe për pasojë ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar italianin tjetër, Salvadore Di Tella 20 vjeç, për veprën penale "Vrasja nga pakujdesia".

Dy italianët kishin lidhje me njëri tjetrin. I arrestuari mësohet se është kunati i 19-vjeçarit. Ata kishin ardhur për pushime në Shqipëri dhe kishin disa ditë në vendin tonë. Në Velipojë ishin pushues ditor dhe nuk po qëndronin aty.

Policia ka bllokuar dy Jet-Skit me të cilat janë përplasur italianët, por ndërkohë burime bëjnë me dije se mjetet motorike janë marrë konfrom rregullave. Në pyetje janë marrë edhe pronarët e mjeteve, ndërsa vetë 20-vjeçari Salvadore Di Tella ka deklaruar në polici se kanë qenë duke kryer manovra në det të hapur, aknë humbur kontrollet e mjeteve dhe janë përplasur.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 19/08/2024 07:33

    Asnje gje e mire nyk ka ardhe nga jet-ski. Nuk besoj se as taksa paguajn se kupon jo e jo. Me I mbyll sa me shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari