Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Në të janë përfshirë dy automjete, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre persona, një vajzë dhe dy të tjerë.
Sipas raportimeve të para të dy automjetet kanë qenë kundër rregullave të qarkullimit, pasi ai me targa greke ka bërë një manovër të gabuar, ndërsa automjeti tjetër ka qenë me shpejtësi skëterrë. Kjo ka bërë që aksidenti të mos evitohet.
Për shkak të shpejtësisë që ka patur automjeti janë përplasur edhe tre makina të tjera përbri rrugës.