Man.United-Juventus gati të mbyllin marrëveshjen Dybala-Lukaku, Marotta luan gurët e fundit

Man.United-Juventus gati të mbyllin marrëveshjen Dybala-Lukaku, Marotta luan gurët e fundit

Nga thashethemet duket se tashmë tratativa United-Juventus për Lukaku-Dybala ka kaluar te veprat. Futbollisti i Juventusit, Dybala, është rikthyer sot në Itali për të nisur stërvitjen me bardhezinjtë, por më shumë se sa për t’u bërë gati për sezonin e ri duket se ‘Jojo’ ka një tjetër plan. Ai do të flaës ballë për ballë me Maurizio Sarri-n pasi United po qëndron pas dere për të. Në rast se nuk shihet si titullarë ai mund të zgjedhë të kalojë në ‘Premier League.

Në kahun tjetër do të kalonte Lukaku, sulmuesi i shumëdëshiruar nga Inter. Duke pare se situata po u rrëshqet nga duart klubi zikaltër ka marrë masat, me Marotta-n që po përpiqet të bindë Dybala-n me destinacion Interin. Lojtari argjentinas nuk është shumë optimist për pistën United, ndaj mund të zgjedhë zikaltërit, por nga ana tjetër në mes janë paratë, të cilat United i ofron pa kursim. Sipas mediave angleze ‘djajtë e kuq’ i kanë bërë të qartë Dybala-s se në rast se kalon në ‘Old Traford’ do të jetë një nga futbollistët më të paguar të ‘Premier League’, me një pagë 350 mijë paund në javë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë